Hoxhaj në Egjipt, premtohen edhe 12 njohje të reja
KAJRO- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në ditën e parë të vizitës në Egjipt, ka marrë premtime nga liderët politikë se Kajro shumë shpejt do të pavarësinë e Kosovës, raporton Telegraf.
Ministri kosovar ka marrë mbështetje të fuqishme nga përfaqësues të lartë të Organizatës së Ligës Arabe, ku nga 22 shtete anëtare, vetëm 10 kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.
Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Arabe, Nabil Al Arabi, ministri Hoxhaj është siguruar se 12 shtetet anëtarë të kësaj organizata që ende nuk e kanë njohur Kosovën, do ta bëjnë brenda një kohe shumë të shkurtër.
“Ne kemi simpati për popullin dhe pavarësinë e Kosovës. Ne do t’ju mbështesim dhe do të kërkojmë nga shtetet anëtare të Ligës Arabe që ta pranojnë pavarësinë e Kosovës. Unë nesër do t’i takoj të gjithë ministrat e Punëve të Jashtme të 22 shteteve anëtare, do t’i njoftoj me takimin që patëm dhe do ta shtroj kërkesën tuaj për njohje”,- ka thënë Al Arabi.
Ndërkohë në një takim që ka zhvilluar me kandidatin kryesor për president të Egjiptit, Amr Moussa, Hoxhaj ka marrë premtime se Egjipti menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Në takim unë i thashë Ministrit Hoxhaj se Egjipti shumë shpejt do të njohë pavarësinë e Kosovës. Këtu nuk ka më dilemë. Por, fillimisht duhet të mbahen zgjedhjet demokratike në Egjipt”, theksoi presidenti egjiptian.
(e.m/BalkanWeb)