Berat, mbërrin festivali ndërkombëtar ‘Koreale’
BERAT- Pas shëtitjes së tij në qytetet Shkodër, Lezhë dhe Fier, festivali Ndërkombëtar ‘Koreale’, ka mbërritur edhe në qytetin e Beratit.
Muzeu ‘Onufri’ ka pritur mëngjesin e sotëm 5 grupe artistike nga Kroacia, Izraeli, Italia, Greqia e Shqipëria, të cilët kanë performuar në këtë festival pjesë të ndryshme orkestrale, duke përcjellë tek artëdashësit kultura të ndryshme artistike e fetare.
Qëllimi i këtij eventi është afrimi dhe ndërthurja e kulturave e traditave mes Shqipërisë e vendeve të tjera edhe në art e kulturë.
Festivali është fituar nga grupi simfonik grek.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)