E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëria civile në Kosovë dhe Maqedoni reagon ashpër

OJQ-të

Shoqëria civile në Kosovë, Maqedoni por edhe më gjerë, ka reaguar ashpër ndaj dhunës policore të ushtruar në aksionin për arrestimin e liderit të “Vetëvendosjes”, Albin Kurti. “Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas” - Tetovë, përmes një deklarate thekson se Kosova është e tronditur thellë duke e cilësuar aksionin e policisë si “ operacion terroriste cila në një akt çnjerëzor ka arrestuar kreun e lëvizjes kombëtare ‘Vetëvendosje’, Albin Kurtin, si dhe pesë aktivistë, Vlorian Mulliqaj, Sali Zyba, Nderim Matoshi, Frashër Krasniqi dhe Faton Zeka”. Kjo organizatë kërkon nga SHPK që të lirojë menjëherë nga burgu aktivistët e arrestuar ,kurse nga Gjyqësori i Republikës së Kosovës kërkojnë pushimin e menjëhershëm të rastit absurd dhe të padrejtë politik kundër liderit të shoqërisë civile në Kosovë, Albin Kurtit. Edhe Organizata për Bashkëpunim Rajonal dhe Integrime Europiane (OBRIE) me seli në Shkup thotë se, gjatë aksionit për arrestimin e Albin Kurtit, Policia e Kosovës i ka tejkaluar kompetencat, pasi ka ushtruar dhunë të paparë, duke përdorur gaz lotsjellës, demoluar dyer e dritare, si dhe duke rrahur aktivistët e lëvizjes “Vetëvendosje”. OBRIE thotë se gjatë këtij aksioni ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›