E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet heroinë në kufirin Maqedoni - Greqi

Autoritetet doganore të Maqedonisë në orët e hershme të mëngjesit sot kanë zbuluar dhe konfiskuar 5, 2 kilogramë drogë heroinë në vendkalimin kufitar Bogorodicë me Greqinë.

Droga u zbulua në një makinë „Golf 5“ me targa të Maqedonisë, që drejtohej nga një shtetas i Maqedonisë me inicialet I.S. Ai po udhëtonte në destinacionin Stamboll – Shkup, shkruan Ina.

Autoritetet doganore pas dyshimeve të para, kanë urdhëruar kontroll të detajuar të makinës, me ç`rast droga u gjet në një bunker të posaçëm të rregulluar në katër gomat e makinës, si dhe një sasi e vogël e mbështjellur me një letër foli në baterinë e makinës.

Sipas doganës së Maqedonisë, kjo sasi e drogës në tregun e brendshëm ka një vlerë prej 500 mijë eurove./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›