E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD të përgatitet fuqishëm për zgjedhjet e ardhshme

25-07-2013 / Gazeta 55

Ambasadori italian, Massimo Gaiani

Për ambasadorin italian, Massimo Gaiani rezultati i zgjedhjeve për kreun e ri të PD është shumë i qartë, ndërsa e cilëson këtë si një fillim të ri. Ai vlerëson se Lulzim Basha do udhëheqë demokratët drejt sfidave të ardhshme. “Duket se ishte një proces i drejtpërdrejtë me një rezultat të qartë. Mendoj se është një fillim i mirë, me një fytyrë të re në PD, pa harruar se çfarë vështirësish janë duke lënë prapa demokratët. Një prej sfidave të para të zotit Basha është mbajtja e partisë të bashkuar dhe natyrisht për tu përgatitur për zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Gaiani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›