E Diel, 1 Nëntor 2026

Vincent Gerad: Klik Ekspo Group, së shpejti anëtar i Unionit Botëror të Panaireve



“Klik Ekspo Group do t’i bashkohet së shpejti UFI-t (Unioni Botëror i Panaireve). Kjo mendoj do t”i japë një ndihmë sado modeste ekonomisë tuaj. Sot, 83 vende janë në UFI, uroj që Shqipëria të jetë vendi i 84-t”. Kështu ka deklaruar dje pasdite në një konferencë për shtyp, Vincent Gerard, president i UFI. Shoqëria e mirënjohur Klik Ekspo Group ka ftuar presidentin e UFI, Global Association of the Exhibition Industry, që të jetë i pranishëm dhe vizitojë Edicionin e 16-të të Panairit Ndërkombëtar që do të mbahet nga data 25 deri në 30 nëntor në Tiranë. Vincent Gerard, presidenti i UFI-t tha se të gjitha vendet e rajonit janë pjesë e UFI-t, si dhe kanë përfaqësuesit e tyre. Në të gjitha shtetet pjesëtare të UFI-t, ka të paktën një qendër panairesh të certifikuar nga kjo organizatë ndërkombëtare.

Në konferencën për shtyp, u bë e ditur se panairi i këtij viti, i organizuar nga shoqëria Klik Ekspo Group, do të auditohet dhe vëzhgohet nga afër. Vincent Gerard, anëtarësimin e pritshëm të Klik Ekspo Group e cilësoi si një nevojë të bizneseve kombëtare dhe mbarëkombëtare. “Qenia anëtar i UFI-t, do t”i lejonte Klik Ekspo Group, por dhe të gjitha bizneseve në Shqipëri që të rriten dhe njihen ekonomikisht. Do t”i lejonte që organizimet e biznesit dhe shoqatat e subjektet e ndryshme t”i bashkëngjiten vendit tuaj në këtë zhvillim që po ndodh”, - u shpreh Vincent Gerard.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›