Shoqëria vuan nga mbidoza e çamçakëzit
Një adoleshent u dërgua në spital me mbidozë çamçakëzi. Fatmirësisht, djaloshi e rimori veten rrufeshëm. Të brendshmet e tij nuk ishin ngjitur, siç mund ta kishte paralajmëruar gjyshja, por kafeina e çamçakëzit i kishte shpeshtuar rrahjet e zemrës.
Megjithatë, ka një problem edhe më të madh se rrahjet e shpeshtuara të zemrës - mbushja e trotuarit me copa çamçakëzi si larva të ngordhura ose, akoma më keq, ngjitja e tyre fshehtazi poshtë tavolinave. Çamçakëzi po na shkatërron: çdo herë që makineritë pastrojnë sheshin “Trafalgar”, na kushton aq sa të mbash një deputet me bukë gjithë vitin.
Si përgjigje, DEFRA, Ministria britanike e Murtajës Çamçakëz, beson te edukimi dhe “bashkëpunimi” me prodhuesit e çamçakëzit. Nëse kjo do të vendosej në një nga referendumet që propozon David Cameron, dënimi me vdekje mund rezultonte opsioni fitues.