E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefektja dhe kryetari i Bashkisë nderojnë ushtarët grekë të vrarë në Shqipëri

Share

Më 28 tetor 2011, në Bularat, fshat që banohet nga minoriteti grek, u përkujtuan ushtarët grekë, të vrarë në luftën greko-italiane më 1940. Mesha fetare u mbajt në kishën e Shën Athanasit për të vazhduar vënia e kurorave me lule në përmendoren e të rënëve.

Në këtë ceremoni morën pjesë politikanët minoritarë që i përkasin forcave të ndryshme politike në Shqipërisë, diplomatë dhe oficerë të Republikës greke. Interesante në këtë ceremoni ishte pjesëmarrja e Prefektes së Gjirokastër, Mimoza Çomo dhe kryetarit të Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime.

Është për të ardhur keq kur shikon se si drejtuesit e institucioneve shqiptare respektojnë ushtarët grek, të cilët janë vrarë në të vërtetë për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Të paktën kështu njihet ende lufta greko-italiane sepse Greqia ka në fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë, ende nëpër shkollat greke mësohet se ajo luftë u bë për çlirimin e motrës së vogël Vorioepiriote. Pjesëmarrja e Mimoza Çomos dhe Flamur Bimes në këtë ceremoni ishte një ofendim për shqiptarët dhe gjirokastritet sepse ata kujtojnë luftën dhe masakrat greke mbi këtë qytet dhe fshatrat përreth. (Prefekti i Korçës dhe kryetari i baskisë së Korçës nuk u panë të merrnin pjesë në ceremoninë e mbajtur më 28 tetor në Boboshticë dhe në ambientet e shkollës greke Homiros).

Respekti midis grekëve dhe shqiptarëve duhet të jetë i ndërsjellët sepse ne jemi dëshmitarë që deputetët minoritarë në Kuvendin e Shqipërisë nuk kanë respektuar asnjëherë ditën zyrtare të gjenocidit grek kundër popullsisë shqiptare nga Çamëria më 27 qershor.

Arben Llalla

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›