E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania e Australia nën ujë

Shkrirja e bores se dendur, qe bllokoi transportin rrugor e ajror pak jave me pare, ka sjelle serish probleme në Gjermani. Si pasoje e ngritjes se menjëhershme te temperaturave, është rritur ndjeshëm niveli i lumenjve, duke sjelle përmbytje ne disa qytete te Gjermanisë veriore. Qyteti Koblenz është tërësisht nen ujë, niveli i te cilit ne disa zona ka arritur dreri ne 8 metra. Si pasoje e përmbytjeve, banoret e zonës janë evakuuar ndërsa janë shënuar probleme serioze edhe ne qarkullimin rrugor e hekurudhor. Ndërkaq edhe ne Australi, në disa qytete te përmbytura niveli i ujërave ka pësuar një rënie te papërfillshme. Përveç qytetit te Kuinslendit dhe Rokhempton, vërshimi i ujërave ka prekur edhe qytetin e trete me te madh Brisbane, çka ka sjelle edhe evakuimin e pare te banoreve.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›