E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqërohet në komisariat djali i deputetit socialist

Së fundi, në komisariat është shoqëruar djali i deputetit të Partisë Socialiste, Dashamir Peza.

Gëzim Peza, 26-vjeç, është konfliktuar me policinë në zonën e ish-Bllokut mbrëmjen e shkuar, nga ku u shoqërua më pas në komisariatin Nr. 2 të Tiranës.

Forcat e rendit kishin shkuar pranë një lokali në këtë zonë, pasi kishte pasur informacione se po prishej rendi dhe qetësia publike. 26-vjeçari Peza ka sharë dhe ofenduar forcat e policisë, të cilat e kanë shoqëruar më pas në komisariat. Gëzim Peza, do të ndiqet në gjendje të lirë për akuzën e "kundërshtimit të forcave të rendit". /Start/

                                                                                             2012-09-17 09:21
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›