E Diel, 1 Nëntor 2026

Biznesi: Falimentimi, ekskluzivitet i tatimeve

Miratohet në Parlament gjatë ditës së djeshme, ligji i ri për falimentimin e biznesit. Opozita ka votuar kundër këtij projektligji, duke e vlerësuar atë si diskriminues për biznesin. Në këtë draft, të sjellë nga qeveria në Parlament, për herë të parë përcaktohet shpallja si të falimentuara e të gjitha kompanive që pavarësisht pagesave të të gjitha detyrimeve, paraqesin bilance negative. Ndërsa për të gjithë kompanitë që nuk kanë aftësi paguese, Ligji përcakton si afat për shpalljen e tyre si të falimentuara, periudhën prej 2 vjetësh. Nënkryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë ka deklaruar se tatimorët nuk kanë të drejtë që të shpallin të falimentuar asnjë biznes që ka paguar të gjitha detyrimet. Një proces i tillë, sipas deputetit Arben Malaj, mund të jetë kompetencë vetëm e gjykatave. “Ky ligj, rrit arbitraritetin e tatimorëve ndaj biznesit dhe një frymë e tillë tashmë është prezente në të gjithë vendimet dhe ligjet që po hartohen nga qeveria”, - tha Malaj.

***Në këtë draft, të sjellë nga qeveria në Parlament, për herë të parë përcaktohet shpallja si të falimentuara e të gjitha kompanive që pavarësisht pagesave të të gjitha detyrimeve, paraqesin bilance negative. Ndërsa për të gjithë kompanitë që nuk kanë aftësi paguese, Ligji përcakton si afat për shpalljen e tyre si të falimentuara periudhën prej 2 vjetësh. Por Banka Botërore, pasi ka parë draftin përfundimtar të projektligjit që ka shkuar për miratim në Parlament, është shprehur kundër, duke kërkuar që drafti të ndryshohej sërish dhe të diskutohej në komisione. Edhe opozita ka kërkuar nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Financave që ta konsultojnë edhe njëherë projektligjin me Këshillin Konsultativ të Biznesit, pasi ato janë edhe grupet e interesit në këtë ligj. Po ligji është miratuar gjatë seancës së djeshme në Parlament, pa patur asnjë konsultim me biznesin. Nga ana e tyre, shoqatat e biznesit janë shprehur kundër këtij ligji dhe kanë kërkuar që ai të kthehet për rishikim në grupet e interesit.

Vendimi, hiqet kërkesa për librat e shitjes dhe blerjes

Hiqet kërkesa për paraqitjen e librave të shitjeve dhe blerjeve për tatimpaguesit e TVSH-së. Tatimpaguesit e TVSH-së nuk kanë më nevojë të paraqiten në degët e tatimeve, për të paraqitur brenda datës 14 të çdo muaji, librat e shitjeve dhe blerjeve, siç qe procedura e deritanishme. Vendimi i ri i Ministrit të Financave Nr.17, datë 13.05.2008, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” heq procedurën e dorëzimit mujor të librave të shitjeve dhe blerjeve, duke rikonfirmuar si detyrimin ligjor për mbajtjen e saktë dhe të rregullt të tyre nga biznesi, ashtu dhe parimin e vetëdeklarimit dhe kontrollit të strukturuar tatimor. Ky vendim i përgjigjet komenteve të komunitetit të biznesit. Ai zvogëlon numrin e kontakteve me inspektorët tatimorë, si dhe hapësirat për subjektivizëm dhe praktika korruptive. Kështu, tatimpaguesit bëjnë deklarimin e TVSH-së përmes internetit, duke përdorur sistemin e deklarimit elektronik të taksave nëpërmjet faqes së internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT). Duke filluar që nga muaji qershor, ata nuk do të kenë më nevojë të shkojnë në zyrat e tatimeve, për kryerjen e procedurave të tjera në lidhje me deklarimin e TVSH-së. Shërbimet elektronike të taksave me shkarkimin e formularëve tatimore nga interneti dhe deklarimin e pagesën e tyre në formë elektronike e bëjnë më të lehtë dhe më me pak kosto përmbushjen e detyrimeve tatimore për bizneset.

+++Tatimorët, gjoba për sigurimet

Sektori Task-Forcë i Policisë Tatimore në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka zhvilluar gjatë ditës së shtunë një kontroll me objekt “verifikim i punonjësve të padeklaruar në organin tatimor”, në subjektet që zhvillojnë aktivitet përgjatë rrugës së Elbasanit deri në Bërzhitë. Ky aksion konsistonte në regjistrimin e subjekteve në organin tatimor dhe verifikimin e numrit të punonjësve të padeklaruar në skemën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore. Ky aksion u ndërmor në vazhdën e kontrolleve të përditshme që bën ky sektor, me qëllim, goditjen dhe parandalimin e punës së zezë në sektorin e shërbimeve (hotele, bare dhe restorante). Gjatë këtij aksioni u kontrolluan 50 subjekte, nga të cilat, 23 subjekte u penalizuan me gjoba për mosdeklarim të 128 punonjësve në organin tatimor, me vlerë 10 mijë lekë për secilin punonjës të padeklaruar, ose me një shumë totale prej 1 280 000 lekë (të reja). Gjithashtu, u propozua edhe një gjobë prej 1 000 000 lekë (të reja) për një subjekt i cili pengoi Policinë Tatimore në ushtrimin e kontrollit, si dhe u propozuan 5 subjekte për kalim në Biznes të Madh, pasi sipas verifikimeve i plotësonin kushtet për të kaluar si Biznes me TVSH. Për mos-regjistrim në organin tatimor, u bllokuan 4 subjekte me veprimtari hotel dhe bar-restorant.

+++

Miratohet ligji, gjobat e reja për biznesin

Sipas këtij ligji, parashikohet që të eliminohet Komisioni i Apelimit në Ministrinë e Financave dhe njëkohësisht, hiqet afati aktual prej 30 ditësh për ankesa, në favor të një afati kohor më të arsyeshëm prej 1 viti. Këto ndryshime janë bërë pas kërkesës së bërë nga ana e FMN për reduktimin e kostove të konflikteve.

Parlamenti ka miratuar gjatë ditës së djeshme ligjin e ri “Për Procedurat Tatimore”, draft tashmë i ndryshuar disa herë radhazi, duke e vendosur biznesin përballë vështirësive të implementimit të tij. Në ligjin e ri, një nga pjesët më të rëndësishme që kanë pësuar ndryshim, janë sanksionet e vendosura ndaj biznesit. Në draftin shpjegues të këtij projekti deklarohet se qeveria ka rishikuar në tërësi sistemin e gjobave në vend, duke përfshirë të gjitha gjobat që Administrata Tatimore mund të vendosë ndaj sipërmarrjes edhe në ligje të tjerë. Ministria e Financave ka bërë të ditur se sistemi aktual i gjobave ka penalizuar shumë herë sipërmarrjen, pasi masa e tyre në raste të njëjta ka qenë e ndryshme, duke sjellë pabarazi në gjykim. Gjobat e pabarabarta, sipas Financave, kanë dëmtuar sistemin në vend që të forcojnë zbatimin e vullnetshëm të ligjit nga ana e tatimpaguesve.Gjobat e rejaNëse një biznes operon në treg, pa u regjistrua pranë tatimeve, apo detyrimit për përditësimin e të dhënave, dënohet me gjobë të barabartë me 25.000 lekë për çdo shkelje, ndërsa tatimpaguesi i cili nuk lëshon deklaratën tatimore në afat dënohet me gjobë të barabartë me 10.000 lekë, për çdo deklarate tatimore të padorëzuar. Kërkesat për vendosje të një sistemi të ri gjobash ka ardhur si domosdoshmëri, sipas Ministrisë së Financave, pasi rreth 75 për qind e gjobave të vendosura nga ana e administratës tatimore janë kundërshtuar nga sipërmarrja. Në këtë draft, parashikohet që në rastet kur tatimpaguesi nuk arrin që brenda afatit të parashikuar në këtë ligj, për pagesë, të paguajë shumën e detyrimit tatimor, kontributit, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 5% të shumës së detyrimit, të papaguar për secilin muaj apo pjesë të muajit, gjatë të cilit pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, shuma nuk mund të jetë më e vogël se 10.000 lekë dhe më e madhe se 25% të detyrimit të parapaguar. Në ligj, bëhet e ditur se shuma e papaguar e detyrimit tatimor ose kërkese të pasaktë rimbursimi është diferenca ndërmjet detyrimit tatimor që duhet paguar, ose shumës së saktë të rimbursimit, dhe shumës së tatimit të paguar apo rimbursimit të marrë në datën e caktuar. Të njëjtat penalitete zbatohen edhe në rastet kur dorëzohet një deklaratë tatimore e pasaktë apo kërkesë e pasaktë për rimbursim. Këto vepra dënohen me një gjobë të barabartë me 5% të shumës së detyrimit të papaguar apo rimbursimit të kërkuar më tepër, për secilin muaj apo pjesë muaji, derisa shuma e detyrimit të paguhet plotësisht. Në asnjë rast, shuma nuk mund të jetë më e vogël se 10.000 lekë dhe më e madhe se 25% të detyrimit të papaguar.Evazioni fiskalFshehja e detyrimeve tatimore, nëpërmjet dorëzimit të dokumenteve false, deklaratave të pavërteta apo informacioneve joreale, konsiderimi i të cilave çon në përllogaritjen e pasaktë të shumës së tatimit, taksës apo kontributit, përbën evazion fiskal dhe dënohet me gjobë të barabartë me 100% të diferencës së shumës së përllogaritur, nga ajo që duhet të ishte llogaritur në fakt. Ky është edhe përkufizimi që ligji i bën kësaj shkeljeje, duke e cilësuar atë si nga më të rëndat në këtë draft. Ndërsa, përsa i përket shkeljeve në mbajtjen e dokumentacionit, ligji parashikon se “tatimpaguesi që nuk arrin të mbajë regjistrat dhe dokumentacionin tatimor të kërkuar sipas këtij ligji, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 10.000 për çdo shkelje, në rastet kur është klasifikuar si biznes i vogël dhe në rastet kur është klasifikuar si lloj tjetër biznesi, duhet të paguajë gjobë të barabartë me 50.000 lekë për çdo shkelje”.Mosdeklarimi i punonjësve Në ligj parashikohet që punëdhënësi i cili nuk ka deklaruar çdo të punësuar rishtazi, të paktën 48 orë përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së kontributeve të papaguara, detyrohet të paguajë edhe një gjobë të barabartë me 10.000 - 20.000 lekë për çdo shkelje. Ndërsa, përsa i përket transaksioneve që kalojnë vlerën 300 mijë lekë, detyrohet që të paguajë një gjobë 10% për çdo transaksion.Gjobat ekstra Në rastet e mashtrimit, apo thënë ndryshe evazion fiskal, gjobat në këtë ligj kapin edhe vlerat maksimale, duke qenë 100 për qind e shumës së detyrimit tatimor. Një gjobë në masën 100 për qind, sipas këtij ligji, vendoset edhe në dënimet për agjentët e mbajtjes së tatimit, në burim të të cilët nuk mbledhin tatimin në burim, ose kur ata nuk mbajnë saktë dokumentacionin e duhur për mallrat e transportit. Metodat alternative Kur tatimpaguesi nuk përmbush detyrimet tatimore, ky ligj parashikon që nga ana e Administratës Tatimore të ndërmerren vlerësime alternative. Këto vlerësime realizohen kur tatimpaguesi nuk përmbush detyrimet e tij tatimore, kryesisht transaksione me persona të lidhur, jo mbi bazën e parimit të vlerës së tregut, ose përfshihet në transaksione që kanë si qëllim pakësimin dhe shmangien e vlerësimit tatimor. Sipas këtij projekti, njihet e drejta e administratës tatimore për të bërë një vlerësim tatimor, brenda 6 viteve nga dita e përfundimit të afatit të dorëzimit të deklaratës.

+++

Detyrimet, mbledhja me forcë pas 30 ditësh

Në këtë draft parashikohen edhe të gjitha rastet kur një sipërmarrës nuk paguan detyrimet e tij pas njohjes së tyre nga ana e Administratës Tatimore. Procedura e mbledhjes së detyrimeve me forcë, fillon pasi biznesi nuk ka paguar detyrimet në një periudhë prej 30 ditësh dhe njëkohësisht ai nuk ka ankimuar këto vendime. Me anë të këtij ligji, Ministria e Financave bën të ditur se do të realizohet që të bllokohet shitja apo transferimi i pasurive në palët e treta për të shmangur pagesën e detyrimeve. Tatimpaguesi ka të drejtë të ankimoje vendimin për masën e sigurimit të detyrimit tatimor, të papaguar tek Drejtori i Drejtorisë Rajonale Tatimore, apo i njësive të ngjashme me to, dhe të kërkojë çlirimin nga sigurimi, vetëm kur ky i fundit është ekzekutuar në mënyrë të parregullt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›