E Diel, 1 Nëntor 2026

Shoqëronte njerëzit për në Greqi nga mali, arrestohet nga policia

Policia e Gjirokastrës ka ndaluar dje shtetasin Ervin Xhezmi Çela, 25 vjeç për veprën penale të dhënies ndihmë  për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.Ky shtetas ka ndihmuar 6 shtetas nga rrethi i Beratit për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi kundrejt një shume prej 800 Euro për person.

Shtetasi Ervin Çela ishte  organizatori i këtij trafiku duke gjetur klientët . Më pas  në bashkëpunim me shtetasin Saimr Rrapo  nga Berati i cili është arrestuar në flagrancë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër një muaj më parë “si udhërrëfyes “ i ndihmonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›