Website personal? Sa një palë xhinse firmato!
Të blesh tani një domain me emrin tënd personal, kushton më pak se një palë xhinse të markës së njohur “Armani”. Mjafton të plotësoni një formular në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, të paguani 75 dollarë dhe një dizajnues të mirë për faqen tuaj të Web-it, dhe mirëserdhët në botën e madhe të udhëtarëve besnikë të internetit.
Shumë shqiptarë, sidomos të brezit të ri, kanë tashmë të dhënat bazë për internetin në Shqipëri. Dinë p.sh., që Abissnet është kompania më e madhe e këtij shërbimi në vend, dinë si të hapin dhe të përdorin postën elektronike, dinë të bëjnë një kërkim në Google etj. Po një Website personal?
Miqtë nuk është e nevojshme t’i prisni ngaherë te dera. Ekziston gjithmonë një mundësi për t’i kënaqur, edhe pa gosti. Për të qenë sa më pranë të dashurve të zemrës, dashamirësve, por edhe naviguesve virtualë që kanë dëshirë t’iu njohin, mund të zgjidhni të hapni faqen tuaj personale të Web-it, ku mund të shënoni çdo ndodhi të jetës suaj, lajme, gossip, shoë biz etj.
Tani të blesh një domain me emrin tënd personal, kushton më pak se një palë xhinse të markës së njohur “Armani”. Mjafton të plotësoni një formular në Entin Rregullator të Telekomunikacioneve, të paguani 75 dollarë dhe një dizajnues të mirë për faqen tuaj të web-it, dhe mirëserdhët në botën e madhe të udhëtarëve besnikë të internetit. Më tej çdo gjë varet nga ju se sa të zotë do të jeni, të bëni sa më tërheqës faqen tuaj të Web-it. Tashmë domainet janë mundësi e artë për të bërë për vete edhe operatorët e marketingut. Janë të njohur rastet kur njerëz pa asnjë kontribut në jetën publike, kanë mbirë nga hiçi, duke u bërë të famshëm, falë domaineve.
Nëse jeni aq të zotë sa të thithni vizitorë me anë të faqes suaj të internetit, atëherë ju lumtë; nuk na ngelet gjë tjetër vetëm se t’iu themi mirëserdhët në botën e biznesit virtual. Por çfarë janë domainet në të vërtetë dhe si mund të blihet një i tillë në Shqipëri? Sa për sefte, për ata që nuk kanë informacionin e duhur, fillimisht duhet të mësojmë ca gjëra të vogla por të dobishme për domainet, aq më shumë për kodin zyrtar të internetit që përfaqëson Shqipërinë në botë.
Domainet në gjuhën e informatikës janë emrat e një serveri interneti që shërbejnë për të arritur pa dashur të vrasësh trurin, një sekuencë të gjatë numrash. Një domain përdoret për të identifikuar një server apo një kompjuter të veçantë në internet. Adresa e vërtetë e një serveri normalisht është një adresë numerike unike e quajtur numri IP (adresa IP). Ndërsa formojmë numrin IP kjo do të na vendoste në një server. Por për përdoruesit e thjeshtë është shumë e vështirë që të mbajnë mend një seri numrash rendor. Emri i domain-it zgjidh pikërisht këtë problem duke i dhënë mundësinë njerëzve që të përdorin një emër shumë më të lehtë për t’u mbajtur mend, për të pasur kështu një ëebsite të tyre.
Për të zgjedhur emrin e domainit, me rregulloren e re të miratuar nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve, aplikuesit në Shqipëri janë të detyruar të respektojnë rregulla të veçanta. Detyrimisht emri i zgjedhur duhet të plotësojë disa kushte si: të mos jetë në listën e “emrave të ndaluar”, në listën e “emrave të rezervuar”, të jetë në përputhje me rregullat sintaksore, të mos cenojë të drejtat e palëve të tjera, të mos cenojë moralin publik dhe rendin, dhe së fundi emrat duhet të jenë të ndryshëm nga emrat e ndarjeve administrative dhe territoriale sipas ligjit përkatës në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Hapi i parë që duhet të kryejë një person për të regjistruar emrin e domainit është verifikimi në faqen zyrtare të Web-it të ERRT-së, nëse emri është i lirë ose jo, pasi mund të ndodhë që të jetë i zënë nga një subjekt tjetër.
Pasi të vendosni për Emër Domainin, personat e interesuar duhet të plotësojnë formularin e Regjistrimit Model-1, i cili gjendet po në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Telekomunikacioneve. Për të marrë përgjigje pozitive ose negative mbi aplikimin, personat që kanë plotësuar formularin e Regjistrimit, duhet të presin vetëm 5 ditë. Nëse përgjigjja është pozitive atëherë mund të procedohet me kryerjen e pagesës e cila është 75 US$ për 2 vite për emër domaini të regjistruar, dhe pagesa bëhet në llogaritë bankare të ERT-së.
Në rastin më të keq, nëse përgjigjja është negative, aplikuesi mund të riaplikojë duke ndjekur vërejtjet përkatëse që ia janë bërë nga personeli i “Autoritetit Përgjegjës”. Regjistrimi i emrit të ri të domain-it dhe dërgimi i konfirmimit tek “Përfituesi”, nga “Autoriteti Përgjegjës” bëhet në ditën që merret konfirmimi nga banka për kryerjen e pagesës. Gjithashtu bashkë me konfirmimin e kryerjes se regjistrimit dërgohet edhe informacioni që është marrë nga aplikuesi. Sipas “Rregullores” poseduesi i ri ka afat 15 ditë kalendarike për të bërë korrigjimet përkatëse për gabimet ortografike që mund të jenë bërë në aplikim. Pas 15 ditësh, regjistrimi quhet i mbyllur.----------------------------- “Jam 102 vjeç, më gjeni në Facebook...”
Stërgjyshja Ivy Bean, në moshën 102 vjeçare, është bërë personi më i vjetër në Facebook. Ajo kishte dëgjuar për rrjetet sociale në internet nga infermierët në shtëpinë e të moshuarve ku jeton dhe i kishte pëlqyer ideja. “Dua të provoj një herë”, i ka thënë ajo infermierëve dhe sot mban lidhje me anë të e-mailit me të gjithë anëtarët e familjes.
Bean muajin tjetër bën 103 vjeç dhe drejtuesit e faqes e kanë cilësuar si më të vjetrën e rrjetit. Stërgjyshja ka pasur edhe një rivale të fortë në garë, një grua 97- vjeçare nga Franca por tashmë ajo ka marrë çmimin e më të moshuarës. “Unë kam vetëm nëntë shokë në rrjet por shpresoj për më shumë. Do të vendos disa foto të miat në faqe dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”,- thotë gruaja pothuajse 103 vjeçare. Ajo ka një vajzë, Sandrën 60- vjeç, nipërit Andreë, 33, Gareth, 29, dhe stërnipërit Nicole, 9, Chloe, 7, dhe Sam, 2. (Marrë nga numri i djeshëm i gazetës The Sun)