E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti, Brazili ne grupin e "ferrit"

Kombetaret e kualifikuara per ne Boterorin Afrika e Jugut 2010 njohen mbreme ne Kejp Taun mes emocioneve rivalet e tyre ne grupe. Edhe kete here nuk u shmang dot grupi i ferrit, qe ndryshe nga boterori i kaluar qe i ra Argjentines, kete here do e vuaj Brazili, qe perballe do te kete ne grupin "G", Portugaline, Bregun e Fildishte dhe Korene e Veriut. Por ajo qe perben nje surprize me te hidhur eshte fakti se Kampionet e Europes, "furia e kuqe" e Spanjes, nuk do te shmangin dot perballjen ne 1/16 ne rast kualifikimi me Brazilin, Portugaline ose Bregun e Fildishte. Por Franca duhet te shmange perballjen me Argjentinen, Holanda perplasjen me Italine dhe Anglia me Gjermanine. Te papriturat e ketij shorti te drejtuar nen magjine e aktores hollivudiane me origjine nga Afrika e Jugut, Charlize Theron dhe me prezencen e mitit te ketij kombi, Nelson Mandela, 91 vjecar, kreut te FIFA-s Sep Blater dhe figurave te tjera, ishin mungesa e yllit argjentinas te futbollit, Diego Armando Maradona, trajner i kombetares latine i pezulluar nga FIFA per fyerjet ndaj gazetareve dhe kalimi i Frances ne vazon e katert si pasoje e ndeshkimit per doren e Tieri Henri qe i kualifikoi ndaj Irlandes.

Grupi A

Shorti qe zgjati kati dy ore, duke nisur nga 18:00 ne Kejp Taun te Afrikes se Jugut, vendit organizator, nuk dhuroi shume surpriza pervec grupit "G" te "ferrit". Ne grupin e pare kryeson Afrika e Jugut, e cila do te cele boterorin me 11 qershor te vitit te ardhshem ne nje ndeshje ndaj Meksikes. Dy skuadrat e tjera ne grup jane Uruguaj i kualifikuar ne play-off dhe Franca qe erdhi mes shume polemikash qe shkaktuan edhe skandal diplomatik per faj te dores se Henry ne ndeshjen ndaj Irlandes. Irlanda do te shperblehet me nje cmim moral pasi iu refuzua kerkesa per perseritje ndeshje dhe prezence si skuadra e 13-te, por duket se ndeshkimi i skuadres se Raimond Domenek eshte bere me i thelle pasi perballe do te kete vendasit, meksikanet dhe uruguajanet dy here kampione bote.

Grupi B

Ne grupin e dyte kryesojne latinet e Argjentines dy here kampione bote, te drejtuar nga legjenda Maradona, qe ishte ndaluar te merrte pjese ne short dhe qe ne fushe do te kene lojtarin me te mire te botes ne fuqi deri ne veren e ardhshme, Lionel Mesin. Shorti kete here per argjentinasit ka qene disi me i lehte, pasi ndeshjen e pare e kane me Korene e Jugut dhe me pas me Nigerine dhe Greqine.

Grupi C

Me ne fund edhe Anglia e Fabio Kapelos mund te marre fryme. Per te kuptuar lehtesine e shortit mjaftoje te shihje buzeqeshjen e David Beckam pjese e perzgjedhjes se goglave dhe e skuadres britanike ne boteror. Nje short qe i ka vene perballe ne ndeshjen e pare modestet e SHBA-se qe surprizuan gjate Konfederatave Spanjen e pamposhtur prej 35 ndeshjesh dhe qe shihen si kundershtari me i forte. Me tej grupi perbehet nga afrikano-verioret e Algjerise qe kaloi fal atyre minutave dramatike ndaj Egjiptit te te njejtit besim dhe ne fund Sllovenia qe la me goje hapur Ruset e trajnerit te suksesshem ne tre boteroret e fundit, holandezit Gus Hidink.

Grupi D

Gjermania si gjithnje "as mish dhe as peshk". Nje grup relativisht i lehte qe per djemte e Hoakim Lev ka rezervuar ndeshjen hapese ndaj modesteve te Australise qe behen pjese e boterorit per te dyten here edhe fale ndryshimit te formules per fazen eliminatore ne grupin e Azise. Me tej plotesojne grupin me nje perpjekje per vendin e dyte Serbia qe shihet si rivali i rrezikshem i gjermaneve dhe Gana e talenteve qe luajne ne Itali apo Angli.

Grupi E

Holanda qe kryeson kete grup ka per here te pare shansin per te treguar vlerat dhe kaluar me lehtesi ne fazen finale te perplasjeve direkte. Por ndeshja e pare do te jete nje perballje mes dy popujve qe jetojne ne Veri te Eurpoes. Danimarka do te provoje te beje te njejten gje si me vellezerit e saj suedeze qe i nxorri nga gara, apo portugezet qe per pak sa nuk i eliminoi. Holanda nuk do e kete te lehte as me Japonine dhe Kamerunin, dy skuadrat qe mbyllin grupin, por do perpiqet qe te fuse ne xhep 3 pikeshin nese deshiron te vazhdoje me tej kompeticionin.

Grupi F

Nese ke fat, atehere je nje italian. Djemte e Marcelo Lipit e kane pasur si nje play-station hedhjen e shortit dhe pa asnje lloj emocioni per muajt qe vijne. Perballe do te kene ne ndeshjen e pare te grupit kocken e forte te Amerikes Latine, Paraguajin, por qe nese e kalojne do te jene nje formalitet fitorja ndaj Zelandes se Re dhe Sllovakise.

Grupi G

Eshte vleresuar ndryshe nga te gjithe specialistet dhe mediat si grupi i "ferrit". Brazili i Dunges nuk do e kete te lehte kalimin e fazes nese nuk mund te talentuarit e Bregut te Fildishte te udhehequr nga Didier Drogba apo numrin dy ne bote, Kristiano Ronaldon dhe Portugaline e tij qe beri nje kthese te pabesueshme ne gjashte ndeshjet e fundit, dy nga te cilat ne play-off ndaj Bosnje Hercegovines. Grupin ne fund e mbyll Koreja e Veriut qe ka nje permiresim ne nivelin e futbollit gjate viteve te fundit. Por edhe nese kalon grupin, Brazili rrezikon te perballet me Spanjen ne fazen e eliminimit direkt.

Grupi H

Dhe i vjen radha mbretereshes se Europes, Spanjes. Nje short i lehte ne dukje, por djemte e Del Boskues duhet te triumfojne ne ndeshjen e pare ndaj Zvicres se gjermanit Hitcfield dhe me tej ndaj Hondurasit, per ta mbyllur me perballjen e frikshme ndaj Kilit te drejtuar nga argjentinasi Marcelo Bielsa. Ne fund pritja me ankth e renditjes se grupit "G" per te mesuar kundershtarin ne 1/16-at.

Ndeshja hapese e boterorit:

11 qershor 2010

Afrika e Jugut-Meksike

32 skuadra pjesemarrese

8 grupe me nga 4 skuadra

16 skuadra kalojne grupet

2 te parat e cdo grupi

Perballjet e mundshme ne 1/16-at:

France-Argjentine

Itali-Holande

Gjermani-Angli

Brazil-Spanje

Spanje-Portugali

Brazil-Portugali

Si perplasen skuadrat pas grupeve

Ne cdo grup kalojne dy skuadrat e para qe marrin me shume pike, kane golavarazh me te mire dhe kane fituar ne ndeshjen direkte. Me tej sipas renditjes se grupeve ne rend alfabetik behet edhe perplasja ne fazen e 1/16-ve. Skuadra e pare e grupit "A" perplaset me te dyten e grupit "B" dhe e dyta e grupit "A" me te paren e grupit "B". Po keshtu vijojne perplasjet mes grupeve C-D, E-F dhe G-H.

Grupi A

Afrika e Jugut

Meksike

Uruguaj

France

Grupi B

Argjentine

Nigeri

Korea e Veriut

Greqi

Grupi C

Angli

SHBA

Algjeri

Slloveni

Grupi D

Gjermani

Australi

Serbi

Gana

Grupi E

Holande

Danimarke

Japoni

Kamerun

Grupi F

Itali

Paraguaj

Zelanda e Re

Sllovaki

Grupi G

Brazil

Koreja e Veriut

Bregu i Fildishte

Portugali

Grupi H

Spanje

Zvicer

Honduras

Kili


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›