E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta ben autokritike, "pushton" Krujen

Teuta fitoi dje me rezultatin 2-1 ne transferte me Kastriotin ne Kruje ne nje stadium pa shikues, ne takimin hapes te javes se 13-te te Kategorise Superiore. Teuta beri autokritiken me te mire pas humbjes 0-2 me Apolonine ne Durres, ne javen e pare te fazes se dyte. Dy djemte e Mirel Joses, Vilfor Hysa dhe Vangjel Mile shenuan nga nje gol secili ne fitoren e dyte sezonale jashte "Niko Dovanes". Hysa shenoi ne minuten e 19-te. Goli i peste sezonal i tiranasit te Kombetares U-21. Kapiteni Vangjel Mile dyfishoi shifrat ne minuten e 62-te. Edhe per beratasin ky ishte goli i peste gjate ketij edicioni. Kastrioti shkurtoi diferencen ne te 68' me ane te Eleandro Pemes. Per Kastriotin kjo ishte humbja e dyte rresht ne fazen e dyte, pas asaj me Dinamon (2-0) ne javen e 12-te. Teuta u ngjit ne kuoten e 19 pikeve.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA 13

Kastrioti-Teuta 1-2

Shenues: Eleandro Pema 68'/ Vilfor Hysa 19', Vangjel Mile 62'

Sot

Apolonia-Vllaznia

Dinamo-Flamurtari

Gramozi-Laci

Te dielen

Skenderbeu-Tirana

Besa-Shkumbini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›