Shorti Euro 2012, Duka - Kuzhe në “ethe”

(ALBANIA SPORT) - Të dielën, më 7 shkurt, Shqipëria do të njohë kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, finalet e të cilit do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Shorti do të hidhet në kryeqytetin polak, Varshavë. Shqipëria ndodhet në vazon e 5-të. Për momentin Kombëtarja jonë renditet në vendin e 97-të (336 pikë) në ranglistën e FIFA-s dhe vendin e 42-të në atë të UEFA-s Ndeshja e parë ndërkombëtare e këtij viti për kuqezinjtë është miqësorja kundër Irlandës së Veriut, e programuar për tu luajtur “Qemal Stafa”, më 3 mars 2010. Irlanda e Veriut renditet në vendin e 40-të në ranglistën e FIFA-s dhe të 23-in në klasifikimin brenda 53 federatave që aderojnë UEFA.
SHQIPËRIA NË VAZON 5
Kombëtarja jonë ndodhet zyrtarisht në vazon e pestë, së bashku Malin e Zi, Estoninë, Gjeorgjinë, Moldavinë, Islandën, Armeninë, Kazakistanin dhe Lihteshtejnin. Shqipëria ka koeficeientin 18'319 pikë dhe renditet si ekipi i 40-të më i fortë nga 53 ekipe përfaqësuese që janë të aderuara në UEFA. Shqipëria vjen menjëherë pas Malit të Zi (e 39-a, koefiecienti 18'751) dhe lë pas Estoninë (e 41-a, 17'792), skuadër me të cilën barazuam 0-0 në Talin, më 14 nëntor 2009.
PROCEDURA E SHORTIT
Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, do të formohen nëntë grupe, ku përfshihen gjashtë grupe me nga gjashtë skuadra dhe tre të tjera me nga pesë skuadra, prej të cilëve në finale do të shkojnë 14 ekipë përfaqësuese, e që u bashkangjiten dy vendeve bashkëorganizatore, Polonisë dhe Ukrainës. Vazot e shortit janë kompozuar në bazë të koefeicientit që ka çdo ekip kombëtar në renditjen specifike të UEFA-s, të finalizuar pas përfundimit të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kampionia aktuale e Europës, Spanja, është automatikisht në krye të ekipeve të vazos me numër 1. Të gjitha grupet do të kenë nga një vend nga pesë vazot e para dhe gjashtë grupet e para do të kenë edhe nga një ekip prej vazos me numër 6.
KUALIFIKUESET
Ekipet në çdo grup do të luajnë kundër njëri-tjetrit me sistemin vajtje-ardhje, me një kalendar të programuar në marrëveshje me kalendarin ndërkombëtar midis shtatorit të vitit 2010 dhe tetorit të vitit 2011. Nëntë fituesit e çdo grupi kualifikohen direkt. Tetë ekipet e dyta do të zhvillojnë plejofe midis tyre në muajin nëntor 2011. Vendi i dytë më i mirë në raport me ekipet që renditen në vendet e para, të treta, të katërta dhe të pesta në grupet kualifikuese kualifikohet direkt.
KOMBËTARJA NË EURO 2008
Shqipëria drejtohej nga kroati Oto Bariç në eliminatoret e Kampionatit Europian 2008, finalet e të cilit u zhvilluan në Austri e Zvicër, dhe të fituar nga Spanja. Në ato kualifikuese Shqipëria ishte në një grup me Rumaninë (fituese e grupit), Holandën, Bullgarinë, Slloveninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun. Shqipëria fitoi vetëm me Luksemburgun (2-0 në Tiranë dhe 3-0 në Luksemburg), duke grumbulluar 11 pikë (2 fitore, 5 barazime, 5 humbje). Të famshme janë dy barazimet me Bullgarinë (0-0 në Sofje, 1-1 në Tiranë) dhe dy barazimet pa gola me Slloveninë, si në Shkodër ashtu dhe në Slloveni. Ato që ende djegin tifozët kuqezinj, por dhe trajnerin Bariç, janë dy humbjet me Bjellorusinë (2-4, në Tiranë) dhe Rumaninë (6-1, në Bukuresht).
Vazo 1
Spanja (si kampione në fuqi e Europës), Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Kroacia, Portugalia, Franca dhe Rusia
Vazo 2
Greqia, Çekia, Suedia, Zvicra, Serbia, Turqia, Danimarka, Sllovakia dhe Rumania
Vazo 3
Izraeli, Bullgaria, Finlanda, Norvegjia, Irlanda, Skocia, Irlanda e Veriut, Austria dhe Bosnjë-Hercegovina
Vazo 4
Sllovenia, Letonia, Hungaria, Lituania, Bjellorusia, Belgjika, Uellsi, Maqedonia dhe Qipro
Vazo 5
Mali i Zi, Shqipëria, Estonia, Gjeorgjia, Moldavia, Islanda, Armenia, Kazakistani dhe Lihteshtejni
Vazo 6
Azerbajxhani, Luksemburgu, Malta, Ishujt Faroe, Andorra dhe San Marino
Koeficientet e skuadrave
1. Spanja 39'964
2. Gjermania 38'294
3. Holanda 37'821
4. Italia 35'838
5. Anglia 34'819
6. Kroacia 33'677
7. Portugalia 33'226
8. Franca 32'551
9. Rusia 32'477
10. Greqia 31'268
11. Çekia 30'871
12. Suedia 30'695
13. Zvicra 30'395
14. Serbia 29'811
15. Turqia 29'447
16. Danimarka 29'222
17. Sllovakia 28'228
18. Rumania 28'145
19. Ukraina 28'133
20. Izraeli 28'052
21. Bullgaria 27'198
22. Finlanda 26'827
23. Polonia 26'620
24. Norvegjia 26'210
25. Irlanda 25'971
26. Skocia 25'646
27. Irlanda e Veriut 24'518
28. Austria 24'381
29. Bosnja 24'365
30. Sllovenia 24'221
31. Letonia 23'303
32. Hungaria 23'048
33. Lituania 22'071
34. Bjellorusia 21'515
35. Belgjika 21'426
36. Uellsi 21'274
37. Maqedonia 19'409
38. Qipro 18'791
39. Mali i Zi 18'751
40. SHQIPËRIA 18'319
41. Estonia 17'792
42. Gjeorgjia 15'819
43. Moldavia 15'734
44. Islanda 15'404
45. Armenia 15'164
46. Kazakistani 14'730
47. Lihtenshtejni 13'581
48. Azerbajxhani 13'500
49. Luksemburgu 11'872
50. Malta 11'517
51. Ishujt Faroe 10'620
52. Andorra 9'197
53. San Marino 7'783 Burimi: Albania-sport.comE Enjte, 04 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili