E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shorti, LSI-PR më pak numërues

 

BLEDAR HOTI

Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Republikane dalin partitë më të penalizuara nga hedhja e shortit për përcaktimin e numëruesit të tretë dhe të katërt. Fati në hedhjen e shortit për anëtarin Grupeve të Numërimit të Votave i ka buzëqeshur Partisë Demokristiane, e cila ka rrëmbyer 23 zona për të pasur të drejtën e numërimit të votave nga 66 KZAZ që janë gjithsej. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë drejtën të numërojë votat e zgjedhjeve më 28 qershor vetëm në 11 ZAZ. Nga kampi i majtë Partia Demokracia Sociale është më e favorizuar, e cila do të paraqesë numëruesit e saj të votave në 21 KZAZ. Ndërsa PBDNJ përfitoi paraqitjen e numëruesve të votave në 14 ZAZ dhe Partia Socialdemokrate në 19 KZAZ. Nga kampi djathtë, Partia Republikane ka të drejtën të paraqesë numëruesit e saj në 11 KZAZ, Partia Agrare në 15 KZAZ dhe Partia Aleanca Demokratike në 17 KZAZ. Procedura e hedhjes së shortit që ka zgjatur për më shumë se dy orë, nisi në ora 10.00 dhe është mbyllur në ora 12.15. KQZ-ja me anë të procedurës së përcaktuar hodhi shortin 66 herë për të zgjedhur partinë e tretë dhe të katërt, që do të kenë të drejtën e përzgjedhjes së numëruesit në votimet e 28 qershorit.  Fillimisht është hedhur shorti për partinë që të drejtën për tërhequr emrat e partive në vazot e ndara te grupi i subjekteve të majta dhe të djathtë. Kjo procedurë është zhvilluar në prani të partive politike, që kanë të drejtën për të marrë pjesë në numërimin e votave, ku sipas ligjit duhet që të jenë ato që janë jo më pak se dy mandate në Kuvend. Edhe pse PSD dhe PR kanë anëtarë në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor, këto dy subjekte përfituan edhe nga ndarja e këtij shorti për numërimin e votave. Grupet e Numërimit të Votave ndërtohen mbi bazën e numrit të KZAZ-ve, pra gjithsej janë 66. Një GNV mund të ketë 5-10 tavolina numërimi, në përbërje të së cilit janë katër anëtarë. PS dhe PD-ja kanë përfaqësues në të gjitha GNV-të, të cilët sipas rastit janë sekretar dhe numërues i parë.
Ndarja e Tiranës
Në qarkun ku ka më shumë KZAZ, LSI-ja nuk do të ketë asnjë numërues të votave. Të gjithë numëruesit i takojnë koalicionit politik “Bashkimi për Ndryshim” e drejtuar nga PS-ja. Në ndarjen e numëruesit të katërt, ku i takon forcave të majta politike, nga 16 qendra të numërimit të votave PSD-ja ka dalë fituese në 5 KZAZ, PDS në 6 KZAZ dhe PBDNJ në 5 KZAZ. Për kampin e djathtë, Partia Demokristiane do të ketë numëruesit e saj në 10 KZAZ, ndërsa Partia Republikane në 3 KZAZ dhe Partia Agrare në 3 KZAZ.  Më e humbura ka dalë PAD-ja, e cila nuk do të ketë asnjë numërues të saj në pjesën kryesore të votave. Demokristianët nuk do të kenë numërues të votave vetëm në qarkun e Lezhës, ndërsa në 11 qarqet e tjera do të përfaqësohet. Partia Republikane nuk do të përfaqësohet me grupet e numëruesve në 6 qarqet, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër. Partia Agrare nuk do të ketë qarqet Durrës, Dibër dhe Berat. PAD-ja përveç Tiranës, nuk do të ketë numërues në Dibër, Durrës dhe Elbasan. LSI-ja do të ketë numëruesit e saj në 8 qarqe në Berat, Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Lezhë dhe Shkodër. PDS-ja do të ketë numëruesit e saj në 9 qarqe, ndërsa PSD-ja 10 qarqe dhe PBDNJ-ja në 6 qarqe gjithsej.

ndarja

Blloku  i djathtë
PDK     23 KZAZ
PR      11 KZAZ
PAA     15 KZAZ
PAD     17 KZAZ

Blloku i majtë
LSI     12 KZAZ
PDS     21 KZAZ
PBDNJ 14 KZAZ
PSD     19 KZAZ

qarqet

Kampi i djathtë, numëruesi i 3

PR
Berat KZAZ 1; Dibër KZAZ 5, 7;Durrës KZAZ 9; Elbasan KZAZ 13, 15, 17; Fier KZAZ 18; Tirana KZAZ 47, 52, 58

PDK
Berat KZAZ 3; Dibër KZAZ 6; Durrës KZAZ 8, 10, 11; Elbasan KZAZ 14, 16; Fier KZAZ 22; Gjirokastër 27; Korçë KZAZ 30; Kukës KZAZ 34; Shkodër KZAZ 41; Tiranë KZAZ 45, 48, 49, 51, 54, 55, 56, 57, 59, 60,
Vlorë KZAZ 63.

PAD
Berat KZAZ 2, 4; Fier KZAZ 23, 24; Gjirokastër KZAZ 26; Korçë KZAZ 29, 31, 32, 33; Kukës KZAZ 36; Lezhë KZAZ 37, 38; Shkodër KZAZ 42 Vlorë, KZAZ 61, 62, 66,

PAA
Elbasan KZAZ 11; Fier KZAZ 19, 20, 21; Gjirokastër KZAZ 25; Korçë KZAZ 28; Kukëz, KZAZ 35; Lezhë KZAZ 39; Shkodër KZAZ 40, 43; Tiranë KZAZ 46, 50, 53; Vlorë KZAZ 64, 65.

Kampi i majtë,numëruesi i 4

LSI
Në Berat, KZAZ 4; Në Dibër, KZAZ 5,6; Në Elbasan 14 dhe 16; Fier, KZAZ 18; Gjirokastër, KZAZ 25; Korçë, KZAZ 29 dhe 33; Lezhë, KZAZ 38 dhe 39; Shkodër, KZAZ 44

PDS
Në Berat, KZAZ 2; Durrës, KZAZ 8; Elbasan, KZAZ 12, 15; Fier, KZAZ 19,21,24; Gjirokastër, KZAZ 26; Korçë, KZAZ 28,30, 31, 32; Kukës, 35; Tiranë, KZAZ 45, 48, 49, 54, 57,59; Vlorë, KZAZ 62, 65.

PSD
Berat KZAZ 1, 3; Durrës KZAZ 9, 10, 11; Elbasan KZAZ 13, Fier KZAZ 22, 23; Gjirokastër KZAZ 27; Kukës KZAZ 34; Lezhë KZAZ 37; Shkodër KZAZ 43; Tiranë KZAZ 50,55,56, 58, 60; Vlorë KZAZ 63.

PBDNJ
Dibër, KZAZ 7; Elbasan, KZAZ 17; Fier, KZAZ 20; Shkodër, KZAZ 40, 41, 42; Tiranë, KZAZ 46, 47, 51, 52, 53; Vlorë, KZAZ 61, 64, 66.

Fillimisht KQZ e caktoi si të opozitës
Numëruesit, rrëzimi i vendimit të KQZ për PDK

Udhëzimi i KQZ-së për përcaktimin e shortit për numëruesit e tretë dhe të katërt u bë objekti i ankimimit në Kolegjin Zgjedhor. Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate ankimuan vendimin e KQZ-së për shkak se demokristianët kaluan në krahun e opozitës dhe jo të maxhoracnës. Vendimi i KQZ-së u ankimua pasi dy partitë kontestuan kalimin PDK-së në anën e tyre. Kolegji Zgjedhor e dha vendimin të shtunën e kaluar, duke rrëzuar vendimin e KQZ-së, duke përcaktuar që PDK-ja t’i përkiste vazos së maxhorancës në numëruesin e tretë dhe jo në atë të opozitës. Kjo solli më pas që KQZ-ja të rishikojë vendimin, duke ndarë katër me katër partitë mes dy numëruesve të fundit. Në shqyrtimin e udhëzimit të KQZ-së, përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti propozoi që shorti të ndahet në mënyrë të barabartë, duke bërë që partitë të përfitojnë 15 nga 66 ZAZ. Por kjo u kontestua nga LSI-ja dhe PS-ja, të cilët kërkuan zbatimin e ligjit, duke hedhur shortin. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›