E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Tirana Bank” lehtëson këstet e kredive

 

“Tirana Bank” ka hedhur në treg një ofertë të re për klientët e saj. Bëhet fjalë për ato klientë që kanë marrë kredi për shtëpi, por që kanë vështirësi financiare për shlyerjen e kësteve mujore. “‘Tirana Bank’ duke njohur vështirësitë ekonomike që mund të krijoje kriza globale financiare tek disa nga klientët e saj, vendosi të ndihmojë të gjithë ata individë, që kanë vështirësi financiare të përballojnë detyrimet kreditore ndaj bankës. Konkretisht, “Tirana Bank” u jep mundësi kredimarrësve, për kreditë e shtëpisë së parë, të ulin këstin e tyre mujor deri në 50% për 9 muajt në vazhdim (deri në fund të 3 mujorit të parë të 2010)”, thuhet në një njoftim zyrtar të bankës. Ky përbën një lajm të mirë për të gjithë ata klientë të “Tirana Bank”, që kanë marrë një kredi për shtëpi, pasi tani do të paguajnë më pak për këstet mujore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›