E Diel, 1 Nëntor 2026

Shorti i Europa League: Trabzonspor-Kukësi dhe Çernomorets-Skënderbeu

Tifozët shqiptarë të futbollit kanë të drejtë tani të ëndërrojnë jo vetëm për kombëtaren e tyre, por edhe për klubet, pasi janë dy ekipe shqiptare në “play-off” të Ligës së Europës dhe kanë shansin që për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, një skuadër e Kategorisë Superiore të futet në grupet e këtij kompeticioni. Në mesditë është hedhur edhe shorti. Kukësi do të ketë përballë Trabzonsporin, skuadër turke, që është renditur e katërta në Superligës e Turqisë. Ndërsa Skëndërbeu do të udhëtojë në 22 gusht në Ukrainë për t’u përballur me Çernomorets Odesa, skuadër ku luajnë edhe dy lojtarët e kombëtares shqiptare, Elis Bakaj dhe Kristi Vangjeli. Trabzonspori eliminoi një tur më parë Minskun e Bjellorusisë, ndërsa ukrainasit kanë eliminuar serbët e Cërvena Zvezdës.

Ndeshjet e para do të luhen më 22 gusht, që sipas shortit, dy ekipet shqiptare do t’i luajnë jashtë. Ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 29 gusht. Duke qenë se vetëm stadiumi “Qemal Stafa” është i licensuar për të luajtur ndeshje europiane, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen ndeshjet e kthimit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›