E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohen me makina, dy viktima, një në Tropojë, një në Gjirin e Lalzit

TROPOJE-Dy persona kanë gjetur vdekjen ditën e sotme si pasojqë e aksidenteve automobilistike. Një i ri gjen vdekjen në Tropojë per shkak se makina ra në humnerë, një tjetër person vdes në zonën e Gjirit të Lalzit, si pasojë e përplasjes së automjetit me të cilin udhëtonte me një shtyllë.
Tropoje
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 10.00 të ditës së sotme në afërsi të fshatit Babinë në aksin rrugor Qafë Morinë-Bajram Curri me pasojë humbjen e jetës së një 24 vjecari.

Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e shpejtësisë së madhe. Drejtuesi i autoveturës me targa të BC, Enver Imeraj, udhëtonte i vetëm. Si rrjedhojë e shpejtësisë tej normave të lejuara, ka dalë nga rruga duke u rrokullisur në humnerë e duke humbur jeten menjehere.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë që po hetojnë për shkaqet e aksidentit që paraprakisht mendohet se është rrjedhojë e shpejtësisë tej normave të lejuara. 

Gjiri i Lalzit
Policia njoftoi se në Gjirin e Lalzit rreth pasdites, ora 14:00 një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Nga të dhënat nga endgjarja mësohet se një makinë me targa të Krujës ëhstë përplasur me një shtyllë betoni pranë kompleksit Maminas-Gjiri i Lalzirt. Si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi, Behar Stafuka, 50 vjeç, banues në Nikël.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Durrës, përplasen 2 motoçikletat, aksidentohen rëndë drejtuesit Aksidentet rrugore, ekspertët: Çdo ditë një viktimë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›