Ismet Drishti përgatit kurthet për personazhet Vip
Ai e ka fiskim këtë format dhe nuk heq dorë prej tij, paçka se vështirësitë shpesh ia ndalin hovin, por kurrsesi dëshirën për të vazhduar. I diplomuar për regjizurë, Ismet Drsihti po përgatitet seriozisht, për të sjellë një program me kamera të fshehta. Mbasi ka shëtitur në disa ekrane duke marrë gjithnjë me vete këtë format, stacioni i radhës kësaj here është tv Klan. Ismeti tregon se për ta realizuar këtë program duhet një punë kolosave gati një vjeçare dhe tashmë ai ka filluar të bëjë kurthet e para. Idetë si gjithmonë nuk i mungojnë si dhe thekson se suporti që ka gjetur në këtë televizion është befasues. Por përveç kësaj Ismeti është edhe botues i gazetës së përjavshme argëtuese “Game Over” si dhe është duke u përgatitur për të nxjerrë në treg një tjetër gazetë të përjavshme të titulluar “Telenovela”. Aty do të tregohet paraprakisht se çfarë do të ndodhë në disa nga telenovelat më të shikuara në ekrant tona si dhe do ketë plot rubrika të tjera. Ky është një botim që i dedikohet tërësisht grave dhe do jetë në duart e tyre në ditën e “Shën Valentini” si një surprizë për këtë ditë të shënuar.