Shpallen çmimet e fituesve të Festivalit Shqipëria është Kulturë

Tiranë, 10 Maj 2010 NOA Vetëm pak minuta më parë janë shpallur fituesit e Festivalit Shqipëria është Kulturë 2010, një eveniment i organizuar nga Universiteti Evropian i Turizmit, me mbështetjen e disa ministrive dhe mediave mes të cilave Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.
Çmimi i madh u fitua nga Projekti Nënë Tereza, realizuar nga Florian Salla, Erjet Muçollari, Rojsil Vrapi, Lindar Muçaj dhe Ermir Bilani
Sipas drejtorit artistik të këtij aktiviteti,
Agron Xoxa, ky projekt është në të vërtetë shumë larg çmimit prej 500 mijë lekësh,
qoftë edhe për simbolikën që mbart figura botërore humaniste e Nënë Terezës, që
do transmetojë edhe në rrugëtimin e fituesve në BE.
Djemtë u shprehën mjaft të kënaqur me çmimin që rrëmbyen, ndërsa thanë se në këtë krijim të tyre ndërthuret shumë bukur një figurë e njohur botërore si Nënë Tereza, me turizmin në vendin tonë, duke qenë se portreti i saj është realizuar pikërisht nga një numër i pafundmë fotosh të shkrepura anë e mbanë vendit.
Të pyetur për idenë, 5 djemtë që studiojnë për Grafikë në vitin e Katërt në Akademinë e Arteve, pohuan se ideja dhe koncepti i veprës së tyre ishte krejt origjinal.
Foto të tjera, te Galeria
Më poshtë vijon lista e plotë e fituesve:
ÇMIMI I MADH
PROJEKTI NËNË TEREZA, realizuar nga Florian Salla, Erjet Muçollari, Rojsil Vrapi, Lindar Muçaj dhe Ermir Bilani
KËRCIM MODERN
Vendi i Parë- Grupi Alen
Vendi i dytë- Grupi ST Stars
Vendi i tretë- Lorina Grup
Çmim Special- Grupi Siluet
BALET SOLO MODERN
Besmir Sula
Eris Tafili
Evadiola Tafa
Çmim Special - Blerina Muçaj
VALLE TRADICIONALE
Vashat Shkodrane
Visaret e Krrabës
Valle Çame- Grupi Adrion
Çmime Speciale
Vajzat e Zhejës
Vajzat e Semanit
Apolloni i Ri
KËNGËTARË
Maria Prifti
Anisa Dervina; Seda Çano
Eduardo Kondakçi; Stefan Marena; Besa Breca
GRUPE ROCK
Laura
The Sismic
Vladislav
The Storm
Black Rose
Bon Bon Band
AKTRIM MONOLOG
Liridona Gashi dhe Aida Shkëmbi
Marsel Rupi
Nestor Furrxhi
PANTOMIMET
Rafael Hoxha
Grupi Harmoni
KRIJIMTARI
Esmeralda Sokoli
Fatos Shuli
Daniela Pepa; Flurdina Shima
Çmime Speciale: Fiona Ismaili; Xheniona Aliaj
AKTRIM POEZI
Flavia Myrtaj
Rexhina Leka
Grisela Gjokaj
INSTRUMENTISTËT
Fabian Çesma
Oketa Belegu; Sonja Alisinani
Albania Bras Kuintet; Kuarteti Art Tirana
PIKTURË DHE SKULPTURË
Esmeralda Baha
Gejsi Tafa
Endri Doçe; Xhuli Lika
Çmimet Mirënjohjeje Pikturë-Skulpturë
Evis Kabllo
Florian Zyko
Ervis Skalija
Marigles Memajdini
Albi Yzo
Flora Vreshtazi
Grupi i Shkodrës
VEPRA ARTIZANALE
Emiljano Peçi
Anita Myftaraj; Keldi Dimo
Luzherta Buzi
KONSTELACIONE/ VIDEO/ FOTO/ KLIP
Brilanta Kadillari
Erilda Seldaj; Desarta Kalluci
Orsiola Mema
Çmim Special në këtë kategori
Ambri Pelingu
Alban Volaj
Besara Sheqeri
Kristia Dhima
Lexoni gjithashtu një reportazh special nga Apolonia:
Me pjesëmarrjen e finalistëve dhe këngëtarëve Eli Fara, Poni, Anjeza Shahini, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi, Pirro Çako
Apolloni Fier 9-10 Maj 2010/ Milena Selimi - Rruga nacionale Tiranë-Fier prej mëse një muaji është bërë pritëse e banderolave ku shkruhet Shqipëria është Kulturë. Ndoshta që këtu nis rrugën një aktivitet, i cili në mënyrë të natyrshme bëhet udhëtari i rëndësishëm i një komunikimi kulturor, i pari i këtij lloji në Shqipëri. Stacioni i dytë i mikpritjes merr emrin e qytetit të Fierit, i njohur për një bujtëse mikpritëse të aktiviteteve kulturore dhe artistike jo vetëm në qark, por edhe të atyre me përmasa ndërkombëtare.
Familjet fierake kanë pritur të rinj dhe të reja nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të cilët do të jenë spektatorët dhe gjykuesit e fituesve, nëpërmjet sistemit të sms-ve. Ekzistenca e një ngjarjeje kulturore ndihet që në hyrje të qytetit, tek organizatorët e aktivitetit Shqipëria është Kulturë, EUFT-ja, MTKRS-ja dhe Bashkia e Fierit, të cilët janë kujdesur për detajet dhe njëherësh për të patur një impakt të gjerë me publikun.
Apolonia është skena e vjetër antike, që ndërlidh në mënyrë harmonike të sotmen dhe të shkuarën, traditën dhe kontemporanen.
Rruga që të çon në qytetin e lashtë është e mbushur nga dhjetëra të rinj dhe të reja, qytetarë dhe dashamirës të artit dhe kulturës. Autobusë non stop, vënë në dispozicion nga Bashkia e Fierit, qëndrojnë në gatishmëri për të përballuar fluksin e spektatorëve që do të jenë pjesëmarrësit kryesorë të spektaklit të fundit të aktivitetit Shqipëria është Kulturë. Jo rastësisht kultura nis që nga komunikimi, informimi dhe vajzat dhe djemtë e rinj, që me banderola në duar shpërndajnë fletëpalosjet e shkruara Të kujdesemi për trashëgiminë kulturore të Parkut të Apollonisë.
Shoqërohemi në udhëtimin tonë drejt Parkut të Apolonisë nga Rektori i UEFT-së, z. Salvatore Messina, ideja dhe energjia e të cilit ka qenë një nga shtyllat kryesore që ky aktivitet gjithëpërfshirës të meritojë këtë natë magjike të datës 9 maj, ku do të vazhdojnë garën e tyre të rinjtë finalistë në gjinitë: Aktrim, Muzikë, Instrument, Kërcim, Pikturë, Fotografi. Nga 1365 kandidatët e përzgjedhur, juria e kryesuar nga drejtori Agron Xoxa ka arritur që të seleksionojë rreth 376 prej tyre, që të gjithë talente nga rrethet Lezhë, Korçë, Tiranë, Elbasan, etj.
Por përse ky festival ka zgjedhur Parkun e Apollonisë për të shpalosur aftësitë dhe talentet e të rinjve? Përse kjo nismë gjen mbështetje nga MTKRS-ja dhe Bashkia e Fierit?
Kryetari i Bashkisë, z. Baftjar Zeqaj shprehet se Ne kemi vite që duam ta evidentojmë Fierin si qytet të rëndësishëm të turizmit. Në pamje të parë duket sikur Fieri ska lidhje me turizmin, por strategjia e zhvill