Librat shkollorë, mungesa edhe në kryeqytet
Edhe pse ka mbetur më pak se një javë nga fillimi i vitit të ri akademik, nxënësit nuk janë paisur ende me librat shkollorë. Në libraritë e kryeqytetit vihet re mungesa e disa teksteve shkollore, për disa klasa, veçanërisht për klasën e dhjetë apo vitin e parë gjimnaz. Ashtu si një vit më parë, librat e shitur janë shoqëruar me faturën tatimore, e cila shërben për marrjen e subvencionimit nga shteti, por një pjesë e prindërve nuk kanë preferuar ta marrin atë.
“Janë tërhequr 60% e librave, 5 % nuk e duan faturën tatimore.”
Sipas librashitësve, pjesa e librave që mungojnë pritet të vijnë brenda javës që vjen, e cila është dhe java e parë e mësimit për vitin e ri akademik 2009-2010.