Shpallen fituesit nga i gjithë vendi
Shpallen fituesit e Olimpiadës së Gjuhës Gjermane. Tre nxënësit më të mirë, që u kualifikuan në listën e pjesëmarrësve, morën si dhuratë libra si dhe një certifikatë vlerësimi.
çelja e Olimpiadës së Gjermanishtes 2010 u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Të ftuar ishin gjimnaze shtetërore edhe private, si dhe shkolla 9-vjeçare nga i gjithë vendi. Provimet i përgatiti një komision nën çatinë e Referencës së Kulturës të Ambasadës Gjermane. Kushtet organizative u vendosën nga Shoqata Shqiptare e Mësuesve të Gjermanishtes. Në raundin e fundit të Olimpiadës së Gjermanishtes morën pjesë 24 nxënës nga gjimnazet dhe shkollat 9-vjeçare. Ndër të tjerë konkurruan edhe 10 nxënës të shkollës për partneritet “Sami Frashri” në fushën e fundit të mbetur të kompetencave të komunikimit me shkrim ose e thënë më thjeshtë: Të krijuarit e një hartimi. Sakaq, më të mirët e Olimpiadës do të kenë mundësi të konkurrojnë edhe në konkurse ndërkombëtare, si dhe të përfitojnë bursa për studimet e mëtejshme në fondacione e institute të njohura në fushën e formimit.
#