E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saha e lë Tottenhamin?

Aventura e Louis Saha në Tottenham po shkon drejt fundit. Sulmuesi francez mund të largohet nga Spurs në fund të sezonit. 33 vjeçari ka kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2014, por sipas tabloidit britanik Daily Mirror, futbollisti ofanziv nuk e ka bindur menaxherin Harry Redknapp.

Saha ishte transferuar te Hotspur në janar të këtij viti nga Evertoni, ku kishte kaluar tri vjet e gjysmë. Më parë, ai kishte luajtur edhe në Manchester United, Fulham, Newcastle e Metz. Ai ishte edhe pjesë e përfaqësueses franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›