E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celet panairi i agrobiznesit, ministri Ruli në ceremoni

Nga Besian Ajazi
Është celur këtë të enjte në Tiranë panairi i agrobiznesit. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe ministri i Bujqësisë. Në fjalën e tij Ruli tha se bujqësia shqiptare vijon të mbetet më e prapambetura në rajon. 

TIRANE- Celet në Tiranë panairi i agrobiznesit i organizuar nga Këshilli Shqiptar i Agrobiznesit. Në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Genc Ruli. Në këtë panair të rëndësishëm të bujqësisë dhe agroindustrisë shqiptare marrin pjesë rreth 100 kompani të biznesit shqiptar dhe nga vendet e rajonit si Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe Turqia.
Në fjalën e tij ministri Ruli tha se bujqësia shqiptare është ende e prapambetur, ndërsa garantoi se në katër vitet e ardhshme buxheti për bujqësinë do të dyfishohet.

Panairi i agrobiznesit është kthyer tashmë në një traditë të mirë dhe në një mundësi më shumë për fermerët shqiptarë, për kompanitë vendase të agrobiznesit për të promovuar prodhimet dhe teknologjitë në tregun bujqësor vendas dhe atë rajonal. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›