E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni amerikan i Helsinkit ben thirrje per uljen e tensionit ne pjesen veriore te Kosoves

Komisioni amerikan i Helsinkit ben thirrje per uljen e tensionit ne pjesen veriore te Kosoves pas njoftimeve per nje sulm te armatosur te kryer mesa duket nga ekstremiste serbe ne nje pike kufitare kalimi mes dy vendeve.

Komisioni i Helsinkit u ben thirrje te gjitha paleve te permbahen dhe te mos ushtroje dhune apo te beje provokime te metejshme.  Ky sulm veren komisioni eshte me i fundit ne nje seri veprimesh destabilizuese qe nga shtyrja javen e kaluar te raundit te radhes te dialogut mes qeverive te Serbise dhe Kosoves te ndermjetesuar nga Bashkimi Evropian.

Kryetari i Komisionit amerikan te Helsinkit kongresmeni Kris Smith tha se pas vendimit te qeverise se Kosoves per te vene ne zbatim embargon ndaj mallrave serbe dhe perpjekjeve te paqeruajtesve te KFOR-it per zgjidhjen e mosmarrveshjeve ne terren ekstremistet serbe ndermorren nje sulm te armatosur gjate te cilit i vune edhe zjarrin nje poste kufitare duke kercenuar mesa duket zonat jo-serbe te veriut te Kosoves.

Keto akte vazhgon me tej kongresmeni Smith kecenojne jeten e te gjitha grupeve etnike dhe nuk kane vend ne perpjekjet per nje pajtim te drejte dhe te qendrueshem ne Kosove. Vecanerisht ne Kosove ku pjestare te te gjitha grupeve etnike kane vuajtur aq shume nga dhuna te gjitha aktet e ketij lloji dhe kercenimet e dhunshme duhet te ndiqen nga afer nga paqeruajtesit.

Komisoni i Helsinkit pershendeti pergjigjen e shpejte te KFOR-it per ti dhene fund konfrontimit.

Muajin e kaluar ne Beograd mesazhi qe degjova nga zyrtaret serbe rreth dialogut ishte pozitiv por ngjarjet e fundit tregojne se sa delikate eshte ne fakt situata atje shtoi bashkekryetari i komisionit Senatori Ben Kardin.

Ai thote me tej se te dy palet duhet te kthehen ne tryezen e bisedimeve menjehete dhe te zgjidhin divergjencat. Nxitja e nje konfrontimi te dhunshem nuk eshte menyre per te zgjidhur mosmarreveshjet thekson Senatori Kardin ajo nuk eshte as menyre per te ndertimin e besimit dhe lehtesimin e veshtiresive qe kane perballe banoret ne kete pjese te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›