Keshilli i Sigurimit i OKB-se zhvillon konsultime per gjendjen ne veriun e Kosoves

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara zhvilloi dje konsultimeve me dyer te mbylluara per te diskutuar gjendjen e tensionuar mes Kosoves dhe Serbise qe i kushtoi jeten nje polici shqiptar ne fillim te javes.
Para bisedimeve ministri i Jashtem i Serbise Vuk Jeremic u tha gazetareve se kishte shkuar ne Keshillin e Sigurimit per te shprehur versionin serb per ngjarjet dhe ti kerkonte Keshillit te Sigurimit te denonte perdorimin e njeashmen te forces.
Ai tha se komuniteti nderkombetar duhet te veproje me shpejtesi per ti siguruar se nuk do te kete veprime te metejshme dhune.
Gjendja dje ne veriun e Kosoves ishte e qete pasi trupat e NATO-s morren kontrollin e dy pikave doganore ne kufirin verior te Kosoves me Serbine.
Dhuna shpertheu pasi qeveria e Kosoves dergoi forcat speciale te policise te henon per te vene nen kontroll postat kufitare ne veri per te zbatuar embargon e importeve nga Serbia. Ndalimi i importeve serbe ishte ne pergjigje te bllokimit nga Serbia te eksporteve te Kosoves.
Pasi policia e Kosoves u terhoq te merkuren ne baze te nje marreveshjeve te negociuar nga NATO-ja rreth 200 serbe shumica te maskuar dhe te armatosur me bomba zjarri sulmuan postat.
Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci akuzoi Beogradin per nxitjen e dhunes ndersa Parlamenti i Kosoves u mblodh ne senace te jashtezakoneshme per te diskutuar gjendjen.
Por presidenti i Serbise Boris Tadic tha te merkuren se sulmi ishte kryer nga huligane dhe u beri thirrje serbeve te Kosoves te qendrojne te qete.
Serbia kerkoi konsultime me Keshillin e Sigurimit dhe dergoi ministrin e saj te Jashtem Vuk Jeremic ne Nju Jork.