E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet mbajtja e grevës me turne - konfirmohet dështimi i grevës së parë të të “pangrënëve”

Deputeti i PS-së Fidel Ylli ka deklaruar sot se opozita nuk do ta ndërpresë grevë pa patur një tryezë për zgjidhjen e krizës. Në një prononcim për “Ora News” Ylli theksoi se opozita është më e bindur se kurrë që kauza e saj është e drejtë. Ai ka deklaruar se opozita nuk do ta ndërpresë grevën dhe se do të bëhen gati edhe 200 persona të tjerë për të hyrë në grevë. Deklarata konfirmon njoftimin e dy ditëve më përpara të gazetës 55 se greva e parë cilësohej e dështuar dhe për zgjatjen e ngërçit, Edi Rama po mendon mbajtjen e grevës me turne, duke nxjerrë nga çadrat 200 “të pangrënët” e duke futur aty 200 të tjerë. Vendimi është cilësuar si skandaloz nga analistët e shumtë, ndërkohë që ndërkombëtarët, që e kishin të vështirë të imagjinonin “fenomenin e çuditshëm” të grevës së urisë, tashmë s’kuptojnë asgjë nga aksioni i grevës me turne dhe i bllokimit të rrugëve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›