Shpallet më i miri i 2011, Mesi pranë “Topit të Artë”
TIRANE-Lionel Mesi është zgjedhur “kampioni i kampionëve” nga e përditshmja sportive e Francës, “L’Equipe”. Votimi duket se i paraprin “Topit të Artë”, trofeut më të rëndësishëm në karrierën personale të një futbollisti, që do të jepet më 9 janar në Zyrih të Zvicrës.
Futbollisti argjentinas është votuar si “Sportisti i Vitit” me një diferencë të madhe pikësh me tenistin serb Novak Xhokoviç dhe pilotin e Formula 1, Sebastian Fetel. “Fitoi gjithçka me Barcelonën, duke arritur çdo objektiv dhe trofe”, shkruan e përditshmja prestigjioze franceze në faqen e saj të parë. Por, votimi i djeshëm është parë nga të gjithë si një parathënie e asaj çfarë do të ndodhë në mbrëmjen Gala të 9 janarit 2012. Lionel Mesi është një nga tre kandidatët për fitimin e “Topit të Artë”, bashkë me Ksavin dhe Kristiano Ronaldon, por duke parë tendencën e gazetarëve, ai pritet të jetë sërish fituesi. Argjentinasi e ka fituar këtë trofe në dy vitet e fundit, por pritet ta fitojë sërish, duke qenë se ishte lideri i Barcelonës në triumfin në 5 kompeticione. Ai fitoi kampionatin spanjoll, Champions League, Superkupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e klubeve. Në të gjitha rastet, Leo ishte një protagonist i jashtëzakonshëm, duke realizuar gola në të gjitha finalet.
Mesi ka marrë 807 pikë nga gazetarët, 108 më shumë se Xhokoviç, numri 1 në botë i tenisit. Serbi arriti të thyente me radhë Roxher Federer e Rafael Nadal gjatë vitit 2011, duke prishur hegjemoninë e tyre në këtë sport. Në vend të tretë renditet piloti kampion i Formula 1, Sebastian Fetel, autor i një sezoni të jashtëzakonshëm, që e shpalli atë kampion për vitin e dytë radhazi në garën më të rëndësishme automobilistike. Fetel theu disa rekorde për moshën e tij, ç’ka e bën atë një prej sportistëve më të mëdhenj të këtij viti. Në vend të katërt të klasifikimit të “L’Equipe” renditet Nikola Karabatiç, lojtari i famshëm i hendbollit në vendin transalpin. Në vendin e pestë gjendet amerikani Keli Slejtër, një lojtar sërfi, që këtë vit fitoi titullin kampion bote në moshën 39 vjeçare. Për të ishte trofeu i 11-të, ndërsa ai mban rekordin si lojtari më i ri dhe më i vjetër që shpallet kampion. Vendi i gjashtë i takon francezit Tedi Riner, kampion bote në sportin e xhudos për këtë vit. Pas tij vjen piloti i padiskutueshëm i garave “Rally”, Sebastian Loeb, ndërsa në vendin e tetë, gjendet lideri i Dallas Maveriks në NBA, Dirk Novitcki. Gjermani ishte padyshim më i miri i edicionit të shkuar në kampionatin amerikan të basketbollit, duke rikthyer teksanët te titulli. Në listën e “L’Equipe” nuk mund të qëndronte jashtë kapiteni i Zelandës së Re në regbi, Riçi MekKo, lideri i kampionëve të padiskutueshëm, të njohur me emrin “All Blacks”. “Top 10” mbyllet me fituesin e “Tour de France” për vitin 2011, çiklistin nga Australia Kadel Evans. 34-vjeçari e fitoi për herë të parë këtë turne, duke dhuruar një surprizë të madhe për të gjithë.
SPORTISTET E VITIT
1. Lionel Mesi (807 pikë)
2. Novak Xhokoviç (699)
3. Sebastian Fetel (255)
4. Nikola Karabatiç (221)
5. Keli Slejtër (214)
6. Tedi Riner (211)
7. Sebastian Loeb (204)
8. Dirk Novicki (133)
9. Riçi MekKo (128)
10. Kadel Evans (110)
(d.b/BalkanWeb)