Rrëfimi i Hysenbelliut:Karriera ime nga Totenhemi, në Itali
TIRANE-Është vetëm 19 vjeç, por Fatmir Hysenbelliu i ka bërë të shpejtë hapat në futboll. Tashmë ai është pjesë e Barit në Serinë B italiane, pas eksperiencave në akademitë e Totenhemit dhe të Fulhamit në Angli.
Dje, ai ka qenë protagonist në televizionin “TeleBari”, me një intervistë të gjatë me gazetarin Karlo Siçiliani, në të cilën ka folur për fillimet në futboll dhe për ëndrrat e tij. Hysenbelliu shprehet se ka idhull Alesandro Del Pieron, për atë që brenda e jashtë fushe, ndërkohë që sipas tij, “me punë mund të arrihet gjithçka në jetë”.
Fatmir, ju jeni i ditëlindjes 1992 dhe ky është viti juaj i parë si profesionist...
Ndjehem mirë, dua të stërvitem mirë dhe të jap përherë e më shumë. E di që mund të jap më shumë.
Vjet ju keni luajtur me të rinjtë e Barit, si ju duket ky kalim?
Në fakt është diçka e ndryshme, sepse me të rinjtë luan me moshatarët e tu, kurse këtu ka njerëz që kanë eksperiencë në Serinë A e B dhe mund të mësosh shumë prej tyre. Kjo është shumë e rëndësishme.
Çfarë këshillash ju jep mister Torenti (trajneri)?
Këshillat që i jep çdo lojtari tjetër, më mëson si të përmirësohem teknikisht dhe taktikisht për të patur një sezon të mirë.
Si janë raportet me shokët e ekipit?
Lojtari më me përvojë që ne kemi është Donati, por ka edhe të tjerë. Më ndihmojnë shumë dhe kjo më pëlqen, sepse ndihesh i motivuar për të ecur përpara.
Çfarë tip lojtari është Fatmir Hysenbelliu?
Unë jam një anësor i avancuar. Më pëlqen të ndeshem me kundërshtarin, të marr krahun, të hyj në krosim dhe të bëj gol.
Cila është pika jote e fortë?
Pika e fortë është krosi dhe driblingu. Më duhet të përmirësoj pak shpejtësinë dhe të jap topin më shumë te të tjerët.
Të pëlqen të shënosh edhe gola...?
Të gjithëve u pëlqen. Për çdo futbollist, goli është një kënaqësi më vete.
Ke ndonjë idhull në futboll?
Idhulli im është Alesandro Del Piero, meqë jam edhe tifoz i Juventusit. Në Shqipëri të gjithë bëjnë tifozllëk për Milanin, Interin dhe Juven. Unë jam me Juven dhe vazhdoj ta ndjek Del Pieron. E kam një shembull, pasi është i zoti brenda dhe jashtë fushës.
Po ndonjë idhull nga futbollistët shqiptarë?
Idhull nuk mund të them se kam, por më pëlqejnë ata që kanë luajtur në Itali, si Bogdani apo Tare. Tani ka ardhur edhe një tjetër mjaft i mirë, Lorik Cana i Lacios. Po luan mirë dhe kjo më pëlqen.
Duket e kotë t’ju pyesësh për ëndrrën tuaj, duke qenë se jeni tifoz i Juventusit...?
Eh, ajo është një ëndërr dhe ka shumë rrugë për t’u bërë. Unë duhet të eci hap pas hapi. Duhet të fitoj fillimisht fanelën këtu te Bari, pastaj të mendoj për hapa të mëdha.
Cili është objektivi sezonal i Fatmirit?
Të luaj sa më shumë ndeshje dhe të luaj mirë. Ndonjëherë megjithatë është e rëndësishme të luash pak dhe të luash mirë, sesa të luash shumë ndeshje dhe keq. E rëndësishme është gjithashtu që të jesh gati në çdo moment.
Përse keni zgjedhur numrin 17?
Është një numër që më pëlqen, sepse me të debutova edhe në kombëtaren Shpresa të Shqipërisë. Pastaj, më pëlqejnë anësorët, siç është Luis Nani, por edhe Kristiano Ronaldo kur ishte i ri kishte dëshirë të luante në krah. Është një numër që mua më sjell fat. Në Itali e di që e kanë ters, por Trezegesë përshembull nuk i ka sjellë edhe aq shumë ters.
Cila është karriera që keni ndjekur deri tani?
Unë e kam nisur futbollin në Shqipëri, më pas pata një eksperiencë në akademinë e Totenhemit dhe Fulhamit në Angli. Në pranverë luajta për 6 muaj me Luganon e Zvicrës dhe këtë vit jam te Bari.
Ke ndonjë person për të falënderuar?
Falënderoj të gjithë trajnerët që kam patur, në Shqipëri, në Angli, në Zvicër dhe këtu. Plus, familjen time dhe miqtë e mi që më kanë mbështetur shumë.
Çfarë personi është Fatmir Hysenbelliu jashtë fushës së futbollit?
Jam një tip që më pëlqen të bëj shaka, ndonjëherë edhe të studioj nga pak. Jam një njeri i qetë dhe si të gjithë djemtë e moshës time më pëlqen të dal, por kthehem herët në shtëpi. Kështu sillemi si profesionistë, sepse nëse fle mirë dhe ha mirë, mund të përparosh.
Futbolli është një hoby apo një profesion për ju?
Futbolli për mua është kënaqësi, nuk e shoh si një punë. Që i vogël doja të bëhesha futbollist dhe ia dola, kështu që e ndjej veten me fat.
Ke ndonjë sport tjetër që të pëlqen?
Më pëlqejnë tenisi, Formula 1, basketbolli.
Si je ambientuar me qytetin e Barit?
Unë kam jetuar në Zvicër dhe në Angli, por Bari është një qytet që më pëlqen. Barezët janë persona për së mbari, plus që këtu kam afër edhe shtëpinë. Ndjehem si një vendas, jo si një i huaj. Këtu ka edhe shumë shqiptarë, megjithatë edhe barezët më duan.
Objektivi juaj në futboll?
Të eci sa më lart të mundem dhe të luaj në nivelet më të larta të mundshme në futboll. Me punë arrihet gjithçka, sepse gjërat nuk të falen të gjitha që kur lind. Kjo është motoja ime, në futboll dhe jashtë tij.
Mund të thoni një përshëndetje në shqip për shqiptarët?
Ju përshëndes të gjithëve.
KARRIERA
Pas hapave të parë në Shqipëri, Fatmir Hysenbelliu ka qenë pjesë e Akademive të Totenhemit dhe Fulhamit në Angli, ndërsa një vit më parë kaloi te Bari, te të rinjtë e këtij klubi. Këtë sezon ai është pjesë e ekipit të parë të formacionit puljez.
ROLI
Fatmir Hysenbelliu është anësor i majtë, me tipare sulmuese. Ai thotë se i pëlqen të krosojë dhe të driblojë, por shpesh edhe të shënojë gola. “Futbolli për mua është kënaqësi, nuk e shoh si një punë. Doja të bëhesha futbollist dhe ia arrita”, tregon ai.
(d.b/BalkanWeb)