E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpallet në Tiranë, Miss Bikini, minikompeticion i Miss Globe

Tiranë, 8 tetor 23:06 NOA - Është shpallur në mjediset e një kompleksi rezidencial në dalje të kryeqytetit, "Miss Bikini".

Ky është një nga minikompeticionet qe zhvillohen brenda aktivitetit të “Miss Globe” dhe fituesja rimerr çmimin në natën finale.

Çmimin e Miss Bikinit e fitoi Maja Petrushevska, përfaqësuese e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) (Shihni dhe foton bashkalidhur).

Almeda Abazi, "Mis Shqipëria 2008" ishte shoqëruesja e saj e parë dhe Armenia shoqëruesja e dytë, me përfaqësim nga Inessa Tadenosyan.

Vajzat e ardhura në Tiranë nga të pesë kontinentet kanë performuar dje me rroba banjo para një jurie ndërkombëtare të përbërë nga drejtorë nacionalë dhe presidentja e "Miss Globe" Ann See.

Në "top 5", u shpallën edhe Miss Hong Kongu Yan Li Cai dhe Miss Rumania, Laura Barzoiu.

Sot vajzat pjesëmarrëse të këtij edicioni të 35-të te "Miss Globe" janë nisur drejt Përmetit.

Këtë vit organizatorët kanë menduar të shkelin trevat e mrekullueshme të Shqipërisë Juglindore, të paeksploruara më parë.

Gjatë këtij turi janë planifikuar aktivitete që kanë të bëjnë me raportin më natyrën, ambientin takime me fëmijët jetimë dhe në të gjitha këto qytete do të organizohen parada me veshjet kombëtare të shteteve që vajzat përfaqësojnë dhe spektakle në të cilat vajzat të ndarë në grupe nga dhjetë konkurrente do të këndojnë, interpretojnë me instrumente ose do të vallëzojnë.

Do të jetë ky një minikonkurs, i cili do të finalizohet më shpallen e “Miss Talentit”. Tre më të mirat performancat e tyre do t’i realizojnë edhe natën finale të 19 tetorit në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, skenën ku do të organizohet “Miss Globe International” këtë vit.

a.l/NOA

Shkarko attachment >> Miss_GlobeBIG1_781684786.jpg

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›