Sherr për pronën, një në gjendje të rëndë

Me të marr informacionin njësitë policore të stacionit jugor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku fillimisht kanë arritur që të vënë nën kontroll situatën dhe arrestojnë shtatë persona të cilët për shkak të lëndimeve të marra kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Njëri nga personat e përfshirë në këtë zënkë, i cili për shkak të lëndimeve që kishte marr është dërguar menjëherë drejt spitalit në Prishtinë. Sipas raportit të mjekëve dëmtimet trupore janë të rënda. Motivet e kësaj rrahje masive në mes të dy grupeve besohet ti përkasin një konteksti të pa zgjidhur pronësor në mes palëve.
Efektivat e policisë kanë ushtruar kontroll në veturës e të dyshuarit M. Mustafa, në bagazhin e të cilit zyrtarët policor kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike “M-72”, me dy karikator dhe 52 fishekë.
Prokurori i cili u informua me rastin ka urdhëruar arrestin policor për personat e përfshirë në këtë incident. Akuzat e ngritura janë “lëndim i rëndë trupor” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll, dhe shfrytëzim të paautorizuar të armës”.
NOA