Topalli ne Bruksel, shtyhet imuniteti i ish-ministrit Mediu
Shtyhet edhe per nje jave tjeter raportimi i ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ne Keshillin per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, i cili po shqyrton heqjen e imunitetit te tij. Kete here jo per faj te mungeses se Mediut, por Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila drejton mbledhjen e keshillit. Topalli ka nje axhende te ngjeshur udhetimesh neper bote, qe do te nise nga dita e sotme. Kryetarja do te udhetoje per ne Strasburg, ku do te marre pjese ne konferencen e kryeparlamentareve. Pas kesaj Topalli do te levize per ne Bruksel, per te marre pjese ne nje tjeter konference. Udhetimi i Kryetares do te zgjate pak me shume se nje jave. Cka do te shtyje automatikisht, diskutimin per heqjen e imunitetit te ish-ministrit Mediu. Ky i fundit do te kete mundesi te pergatitet plot dy jave para se te mbrohet tek anetaret e Keshillit mbi kerkesen e akuzat e Prokurorise se Pergjithshme per tragjedine e Gerdecit. Keshilli i Rregullores ka nje muaj qe ka marre ne dorezim kerkesen dhe materialet e Kryeprokurores Ina Rama per heqjen e imunitetit, por ende nuk ka marre nje vendim mbi kete ceshtje. Dhe pse, anetaret e tij parimisht jane shprehur pro parimisht per heqjen e imunitetit jo vetem per Mediun, por per te gjithe deputetet, vendimi ende nuk eshte marre. Madje, pritet te mos merret edhe per dy javet e ardhshme. Deri me sot, Keshilli vetem sa ka shqyrtuar materialet e prokurorise dhe pret te degjoje mbrojtjen e ish-ministrit Mediu. Pas kesaj, anetaret do te nisin te hartojne raportin perfundimtar ku do te sanksionohet nese do ti hiqet apo jo imuniteti Mediut. Raporti do te votohet ne Kuvend, qe eshte institucioni qe vendos perfundimisht per imunitetin e ish-ministrit. R.Rapushi
Precedenti/ Vizita shtyu dhe "Bashen"
Heqja e imunitetit u zvarrit po ne te njejten menyre dhe kur u kerkua per ish-ministrin e Transporteve e Telekomunikacioneve, Lulzim Basha. Deri ne marrjen e nje vendimi, keshilli i rregullores e shtyu disa here mbledhjen, per shkak te mungeses se materialeve, udhetimeve te Kryetares e debateve mes anetareve te ketij keshilli. Vendimi perfundimtar ishte per heqjen e imunitetit te Bashes.
Precedenti/ Vizita shtyu dhe "Bashen"
Heqja e imunitetit u zvarrit po ne te njejten menyre dhe kur u kerkua per ish-ministrin e Transporteve e Telekomunikacioneve, Lulzim Basha. Deri ne marrjen e nje vendimi, keshilli i rregullores e shtyu disa here mbledhjen, per shkak te mungeses se materialeve, udhetimeve te Kryetares e debateve mes anetareve te ketij keshilli. Vendimi perfundimtar ishte per heqjen e imunitetit te Bashes.