E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpata, përkrenarja dhe portreti original i Skëndërbeut në Shqipëri

Bashkë me shpatën dhe përkrenaren e Skendërbeut, vendit do t`i shtohet në këtë 100-vjetor të shpalljes së pavarësisë, edhe portreti origjinal i figurës së Skëndërbeut të shekullit 16-të i cili deri tani mungon. Këtë e bën të ditur Drejtoresha e Galerisë së mesjetës në Vjenë pas takimit me Ministrin e Kulturës Aldo Bumçi në lidhje me vendimin përfundimtar për sjelljen e përkrenares dhe shpatës së Skëndërbeut.

“Ne kemi disa portrete të mëdha të Skëndërbeut nga shekulli 16-të të cilat nuk i kam parë deri tani asnjë portret origjinal të Skendërbeut në këtë muze, vetëm, ndoshta mund të ketë në Krujë, pasi atje nuk qenë. Kështu që njërën prej tyre mund ta sjellim për ekspozitën në nëntor. Në muzeun tonë kemi rreth 7 mijë piktura të Skëndërbeut, nga të cilat disa prej tyre mund të udhëtojnë , ndërsa disa janë shumë të brishta” tha Drejtoresha e galerisë së mesjetës në Vjenë Sylvia Ferino.
 

Tre specialistë të muzeut Austriak në Vjenë konfirmuan sjelljen e relikteve të çmuara në Shqipëri për ekspozim, pasi panë dje më nga afër ambjentet dhe kushtet e sigurisë ku do të espozohen shpata dhe përkrenarja origjinale e heroit tonë kombëtar pikërisht në pavionin e Mesjetës ku pasqyrohet edhe periudha e Skëndërbeut.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›