E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpella e Polifemit dhe Kosova

Pavarësia e Kosovës e shpallur vitin që lam pas  përbën një realitet kombëtar ndërsa para më shumë se një shekulli kjo nuk qe veçse hija e këtij realiteti të materalizuar. Mirëpo a  është me të vërtetë pavarësia e Kosovës një realitet i plotë apo një dhurat gjysmëake pak shqiptarshe, pak serbshe e pak të tjerët?! Ta përçmosh historinë është gjëja më e tmerrshme e një argumenti numerik e historik si dhe të një kulti të mbajtur gjatë kohë në zemrat e shqiptarëve si besimi në lirinë  dhe barazinë e plotë të vendit të tyre apo si besim i rrejshëm i një lirie që mund të luajnë si të dojnë politikanët që kanë marrë në krahë vullnetin e shumicës së popullit të Kosovës. Si duket këta politikan tani kanë harruar se në demokraci nuk ka fuqi tjetër përvec shumicës dhe ata këtë duhet ta dinë se shumica e popullit të Kosovës ia  kanë besuar në krahët e elitës udhëheqëse të qeverisjes së sotme në Kosovë këtë vullnet të shumicës, prandaj ata nuk duhet ta keqpërdorin dhe as ta lënë anash këtë përgjegjësi të madhe këtë sovran të pakontestueshëm i cili quhet popull. Po vërjem kohëve të fundit se përfundim i një vit gjen shtetin e mbikëqyrur përgjithmonë të Kosovës duke u marrë me analizat që bëhen nëpër dhoma të mbyllura të politikës zyrtare të Prishtinës, por që këto analiza ajo i bënë  larg botës që vuan dhe mundimeve të popullit  të Kosovës, kjo ndodh sepse elita udhëheqëse e Kosovës ka filluar që pasi t’ia marrë votën qytetarit apo asaj fuqie të shumicës, ta konsiderojë atë si makinë duke e nënshtruar kështu  atë ftohtësisht dhe në mënyrë egoiste dhe t’i iki problemeve dhe ndjeshëmrisë së qytetarit i cili ballafaqohet me probleme të mëdha sic është jeta dhe e ardhmja e tij. Këto janë llogaritjet e ftohta të qeveritarëve dhe tepër egoriste që i bëjnë atyre parullave të mëdha për një progres të paparë dhe për një kapërcim të atyre shkallëve sociale e ekonmike që nuk ka arritur asnjë shtet të mëkëmbet aq lehtë, ajo dëshironë që duke mashtruar qytetarët t’i arrij ato me fjalë dhe propagandë zgjedhore. Por dihet një gjë se askush nuk mund të vetëdetyrohet, kështu as populli i Kosovës nuk duhet të vuaj përgjithmonë dhe të i thotë vetes ja kjo është në rregull dhe po i mbajmë këto rroba të kësaj apo asaj partie politike se na mbajnë nxehtë, këto janë vetëm paragjykime duhet hequr një herë ë mirë populli i Kosovës iluzionin se në Kosovë kemi burrështetas, sepse duhet ditur një herë e mirë se në Kosovë kemi qytetarë të thjeshtë që kanë arritur në pushtet dhe për këtë vuan shteti nga smundje të ndryshme dhe të pashërueshme.Apo sic shkruante edhe filozofi i njohur Makiaveli se “... ky është arti i vetëm i atyre që komandojnë dhe ky art  ka fuqi aq të madhe saqë jo vetëm i mban në pushtet ata që janë të lindur... por shpesh ngre në këtë shkallë edhe njerëz të thjeshtë...”. A nuk janë duke parë qytetarët e Kosovës se qeveria e shtetit të mbykqyrur të tyre ndihet si peshku në ujë, ndërsa në anën tjetër qytetarët e Kosovës vuajnë nga varfëria e skajshme dhe nga mosdefinimi i së ardhmes së tyre, si dhe nga mungesa e ligjeve të Kosovës apo Kushtetutës së saj. Prandaj mund të thuhet troç se ky realitet i hidhur për qytetarin është edhe fakti se mënyra se si jetohet është shumë larg mënyrës se si duhet jetuar ai, si dhe mënyra se si duhet ai ta kondiseroj të ardhmen dhe ta shohë atë me afër e jo duke ecur në mëshirë të fatit dhe duke pritur ardhmërinë por duke vrapuar pas saj, pra qytetarët duhet të mos lejojnë  elitën udhëheqëse që të gënjehen sërish duke u ballafaquar me plot rreziqe e pasiguri për të ardhmen e tyre sic po ndodhë sot në realitetin politik kosovar. Por duhet ditur edhe këtë elita udhëheqëse e Kosovës se nëse vërtetë, populli i Kosovës trajrohet keq e më keq në kundërshtim me cdo të drejtë, duhet ditur se kjo fuqi e shumicës nuk do lërë që t’i shpëtojë rasti për t’u çliruar nga ky mjerimi i madh që e ka kapluar nga dobësia strategjike e elitës sonë udhëheqëse kushdoqoftë ajo, por një ditë kur do i vijë fundi durimit të qytetarëve të Kosovës ajo sigurisht që ka për ta shkundur zgjedhën e rëndë që aq padrejtësisht e kishin lidhur më parë me elitën udhëheqëse të shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Por duhet ditur edhe këtë elita politike udhëheqëse e Kosovës se  këto alternativa të frikshme që po shqetësojnë sentimentin e popullit të Kosovës mund t’i kushtojë edhe më shtrenjtë kur elita politike një ditë të zihet për mustaqet e Çelos dhe atëherë populli i Kosovës do të zgjohet nga gjumi i tij i nënshtrimit të ftohtë  me anë të atij opiumi politikë të partive që propagandonin një thes me lira dhe një të ardhme të sigurtë për Kosovën dhe qytetarët e saj, ndërsa në anën tjetër luga dhe xhepi i qytetarit mbetet i zbrazët. Sidoqoftë është tepër serioze që populli i Kosovës të jetë i vëmendshëm ndaj lirisë dhe pavarësisë së tij, në këtë mënyrë  nuk do ta honeps asnjë gjendje tjetër që mund të vij si rezultat i lëshimeve të teperuar dhe i heqjes së maskave luksoze të elitës udhëheqëse të shtetit të mbykqyrur të Kosovës. Kështu do mund të vij dita kur elita politike t’i gris të gjitha ferexhetë, t’i largojë të gjitha maskat që fshehin anën e keqe të natyrës së të qeverisurit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës dhe t’i nxjerr ato në mënyrë të  pa mëshirëshme e lakuriq në dritë të diellit, sepse të gjitha këto nuk janë gjë tjetër vecse iluzionet e elitës udhëheqëse politike të Kosovës që vonojnë përparimin e Kosovës dhe orientimin e sigurtë të saj drejt familjes europiane. Sidoqoftë fuqia e shumicës do t’i kuptojë një ditë të gjitha se ekzistojnë katër forca që mund ta mbajnë shtetin e Kosovës si shtylla të sigurta të ardhmërisë; populli (fuqia e shumicës e vetëdijshme e cila nuk gabon në zgjedhjen që bën), kultura e tij e lartë, ekonomia qëndrueshme dhe burrështetasit e menqur e të urtë. Ndërsa destabiliteti i shfaqur në veriun e Mitrovicës në fund të vitit që lam pas është një goditje e rëndë e cila e lëkund ndërtesën e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës dhe në këtë mënyrë mund të krijojnë plasaritje në të, këto plasaritje që shkatërruesit (Serbia dhe armiqtë e tjerë) e shtetit të mbikëqyrur të Kosovës do t’i zmadhojnë e do t’i shndërrojnë në të çara në të ardhmen dhe kështu do të mund të krijojnë në Kosovë një konflikt të ngrirë që do zgjaste deri në pafundësi dhe do nuk do e linte që e shkuara të merrej me të vdekurit, por do t’i aktualizonte problemet në çdo situatë  dhe këto gjemba do e pengonin Kosovën në rrugëtimin e saj dhe do ia pengonin shikimin e ardhmërisë së saj drejtë integrimit në strukturat euroatlantike. Ndërkaq është shumë e sigurtë se shteti i Kosovës, i sapokrijuar nuk ka lëshuar ende rrënjë të thella prandaj edhe rrezikohet të përmbyset qysh me stuhinë e parë, prandaj atë nuk do mund ta shëronin as ilaçet heroike as elita udhëheqëse politike e diplomatike e Kosovës, por atë do mund ta nxjerrin nga kjo gjendje e tillë vetëm kokat më të nxehta intelektuale të politikë e diplomacisë së kohës. Sepse në njërën anë Kosova gjendet përballë politikës dhe diplomacisë serbe e cila ushqehet ende nga fara e grabitjeve dhe miti joshës, ndërsa në anën tjetër Kosova gjendet përball mungesës së ligjeve dhe paqes së brishtë, rrezikut të humbjes së sovranitetit të saj etj etj. Në Kosovë ekziston një paqe e varrezave apo më mirë një paqe e pretenduar sikurse shpella e Polifemit, prandaj elita politike duhet të mendoj të ndryshoj terrenin dhe të forcojë e ushtroj autoritetin e saj ashtu që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurtë në vendin e tyre jo si të huaj e të friksuar nga ujqërit të cilët mbajnë gojnë e hapur  për të gllabëruar aty ku  situata është më e ndjeshme.Dhe krejt në fund sic nënvizonte filozofi i njohur Monteskjë  në lidhje me paqen e brishtë  se” kjo nuk është paqja , por është heshtja e qyteteve të cilat armiku është gati t’i pushtojë”.

Autori është Politolog dhe njohës i marrëdhënive ndërkombëtare

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›