E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Shqiperia, faktor paqeje"

Gjate qendrimit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Presidenti i Republikes Bamir Topi zhvilloi takime te rendesishme me homologe e personalitete te tjera. Kreu i shtetit mori pjese ne takimin e organizuar nga Presidenti Amerikan Xhorxh Bush. Ne kete takim ishin te pranishem presidenti iraken, Xhalal Talebani dhe u diskutua per kontributet qe jane dhene ne vendosjen e forcimin e demokracise ne Irak. Ne takim te vecante pune, presidenti Topi e zhvilloi me Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Evropes, Terri Devis. Biseda u perqendrua ne mbeshtetjen, kontributin dhe rolin e Keshillit te Evropes si aktor i rendesishem ne thellimin e proceseve reformuese demokratike, forcimin e institucioneve ne Shqiperi. Presidenti Topi permendi disa prej arritjeve dhe angazhimeve konkrete te shtetit shqiptar ne reformimin e sistemit gjyqesor dhe atij te drejtesise, ne mbrojtje te se drejtave te njeriut dhe lirise se medias, ne luften ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar. "Shqiperia do te vazhdoje te ndjeke politiken e fqinjesise se mire dhe bashkepunimit me te gjitha vendet e rajonit ne dobi te paqes, sigurise dhe stabilitetit", theksoi Presidenti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›