E Shtunë, 31 Tetor 2026

Igli Tare kërkon hapësirë te Lacio

Igli Tare kërkon më shumë hapësirë te Lacio. Sulmuesi shqiptar po kalon një moment të mirë dhe këtë e tregoi edhe në testin kundër Gualdo, ku shënoi tre gola. Lacio do të përballet me Kaljarin dhe trajneri Delio Rosi kërkon një vazhdimësi rezultatesh pas fitores së bukur kundër Atalantës. "Dyshja e përhershme titullare në sul është Roki-Pandev, por Igli Tare është gati të bëjë ndeshjen e tij", shkruan portali italian sportal.it. "Shqiptari konfirmoi momentin e mirë dhe shpreson të ketë mundësinë të luajë të paktën për disa minuta në ndeshjen e "Sant'Elia".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›