E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërblimet do ndahen edhe pas festave

Penionistet të cilët nuk do të arrijnë ta marrin shpërblimin prej 2500 lekësh brenda muajit dhjetor, do të mund ta tërheqin atë pa asnjë problem atë edhe pas Vitit të Ri pra në muajin janar. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe Pranvera Lalaj, drejtoresha e Filialit të postës Tiranë. Sipas saj procesi i shpërndarjes së këtyre shpërblimeve në Tiranë ka shkuar qetësisht dhe shpërblimet deri tani janë tërhequr nga një pjesë e konsiderushme e pensionisteve.
Bazuar në vendimin nr. 1216 të Këshillit të Ministrave, datë 16.12.2009 vazhdon shpërndarja e shpërblimit për festën e fundvitit për të 555 mijë pensionistët në të gjitha zyrat postare të filialeve të Postës Shqiptare. Sipas vendimit, të gjithë pensionistët do të mund të tërheqin në sportelet e postës shpërblimin prej 2500 lekësh deri më 31 dhjetor, por edhe në janar. Sipas të dhënave në të gjithë Shqipërinë pensionin së bashku me shpërblimin e kanë tërhequr 80.000 pensionistë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›