SHBA/Ulen ndjeshëm shifrat e papunësisë

Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve të pushuar nga puna dhe që kanë kërkuar ndihmë papunësie ka rënë ndjeshëm javën e kaluar, duke arritur nivelin më të ulët në 15 muaj. Një raport i publikuar sot nga Departamenti i Punës thotë se 28 mijë amerikanë më pak bënë kërkesë për herë të parë për ndihmë papunësie. Përmirësimi i shitjeve dhe rritja e prodhimit mund t'i bëjnë kompanitë që të mos shkurtojnë punëtorë të tjerë. Një raport tjetër i Departamentit të Tregtisë thotë se porositë ndaj fabrikave për produkte të kushtueshme patën një rritje të lehtë në muajin nëntor.