Vasili: Gadishmëri maksimale për festat

Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me të gjithë drejtuesit e institucioneve të shëndetësisë në vend ku i ka kërkuar atyre, gadishmëri maksimale për ditët e festave. Sipas Vasilit në ditët e festive mund të ketë një fluks dhe për këtë arsye të gjithë mjekët duhet të jenë në gadishmëri, pasi mund të ketë edhe persona që mund të ndihen keq për shkak të konsumimit të tepërt të pijeve alkolike.
Po ashtu Vasili është shprehur se një element që duhet të kenë parasysh në mënyrë të veçantë mjekët është sjellja në mënyre etike me të gjithë pacientët duke marre parasysh edhe egzagjërimet me pijet.