E Diel, 1 Nëntor 2026

"Mësimet e injoruara të një krize financiare"

Një vit pas falimentimit të "Lehman Brothers", një or-ganizatë ka paralajmëruar se me sa duket mësimet e krizës që gati fundosi fi nancat dhe ekonominë botërore dhe që ende nuk ka mbaruar, duket se nuk janë mësuar. Instituti për Kërkime të Politikave Publike bën të ditur se rikthimi i menjëhershëm i bankierëve te zakoni i tyre i vjetër i bonuseve shumë të majme tregon se reforma e vërtetë ka qenë shumë e kufizuar dhe se nuk e ka prekur thelbin e siste-mit. Këto paralajmërime i bëjnë jehonë edhe fjalimit të mbajtur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Obama, i cili deklaroi për një "vetëkënaqësi të sistemit bankar". Edhe Kryeministri bri-tanik, Braun, tha se me bankat puna nuk kishte mbaruar ende. "Lehman Brothers", dikur banka e katërt më e madhe e investi-meve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nënshkroi falimentin më 15 shtator të vitit të kaluar. Qeveritë në të gjithë botën si pasojë nisën që të fusin miliarda dollarë në sistemin e bankave dhe institucioneve fi nanciare për të shmangur katastrofat për to. Këto veprime kryesisht u drejtuan nga bankat qendrore, që përmes paketave të stimujve mendojnë se i kanë shpëtuar ekonomitë e tyre nga kolapsi. Por, falimentimi i "Lehman" pati një ndikim shumë të madh dhe negativ te të gjitha bankat e tjera të botës dhe mbi të gjitha mbizotëroi një ndjenjë paniku e shoqëruar me një frenim të jashtëzakonshëm të sistemit të kredidhënies. Shumë njerëz menduan se tashmë bota kishte hyrë në situatën e depresionit si në vitin 1929. Por, pavarësisht nga sa ndodhi, ekziston një shqetësim gjithnjë e në rritje në lidhje me faktin që ndërsa bankat kanë nisur të rimëkëmben ato po rifi llojnë që të bëjnë të njëjtat operacione e veprime që i çuan në prag të falimentit. Kjo do të thotë që nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e një situate tjetër krize, ngaqë ndoshta janë të qeta se gjithmonë do të nxirren nga vështirësitë përmes paketave stimuluese. Raporti i organiza-tës së sipërpërmendur ka para-lajmëruar se në rast se nuk do të ndërmerren veprime urgjente në lidhje me situatën kriza jo vetëm që do të përsëritet, por këtë herë do të jetë e pashërueshme. Të hënën, Presidenti Obama lëshoi një paralajmërim ndaj bankave, të cilat, sipas tij, po i injoronin më-simet që duhet të kishin nxjerrë nga kriza. "Ne nuk do të shkojmë sërish pas në ditët e sjelljeve të papërgjegjshme e lakmitare të bankave që na çuan në krizën më të rëndë të dhjetëra viteve të fun-dit", ka thënë Obama. Ndërkaq, në prag është edhe takimi i G20-ës në Pitsburg të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të karakter-izohet nga propozime dhe disku-time në lidhje me vazhdimësinë e sistemit financiar dhe daljen nga kriza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›