E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: PD dhe LSI ngjajnë, sepse synojnë të punësojnë njerëz e të integrojnë vendinNga TemaArgumenti kryesor që solli kryeministri, Sali Berisha, për lidhjen e re qeverisëse me Lëvizjen Socialiste për Integrim ishte se të dy partitë paskëshin progr

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Berisha: PD dhe LSI ngjajnë, sepse synojnë të punësojnë njerëz e të integrojnë vendinNga Tema

Argumenti kryesor që solli kryeministri, Sali Berisha, për lidhjen e re qeverisëse me Lëvizjen Socialiste për Integrim ishte se të dy partitë paskëshin program të përafërt. Shumëkush mbeti i habitur, kur mësoi se PD dhe LSI qenkan pak a shumë të ngjashme, pasi kërkojnë të punësojnë sa më shumë njerëz e të integrojnë vendin në strukturat euroatlantike. Se cila është ajo forcë politike në botë që nuk kërkon të punësojë sa më shumë njerëz, këtë e di kryeministri ynë. Gjithashtu, se cila është ajo forcë politike shqiptare që do ta lërë Shqipërinë jashtë BE, këtë sërish duhet ta dijë vetëm kryeministri ynë. “LSI në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE. LSI në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë”, - tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›