Berisha, ftese Edi Rames: Bashkepunim per reformat
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha, shfrytezoi dje marrjen ne dorezim te Pyetesorit te BE-se, per t'i bere thirrje kreut te Partise Socialiste, Edi Rama per bashkim ne kete ceshtje. "Ftoj kryetarin e Partise Socialiste qe se bashku ta pershendesim ne nje konference shtypi kete moment historik per te gjithe shqiptaret, si nje deshmi e vullnetit te perbashket te forcave politike per te kontribuar ne procesin e integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian",-tha kryeministri Sali Berisha. Duke lene menjane akuzat per mafien apo aleancen puniste, kete here kreu i qeverise, e siguroi se qeveria mbetet shume e hapur per te degjuar zerin e opozites, eksperteve te saj ne te gjithe problematiken e madhe qe trajton Pyetesori. Ndaj dhe ftoi kundershtarin e tij politik qe ta pershendese kete moment te rendesishem te vendit, ne nje kohe kur opozita socialiste vijon protestat ne te gjithe vendin, ne emer te votes se lire. Sipas kryeministrit, marrja ne dorezim e ketij pyetesori, eshte nje moment historik ne marredheniet zyrtare ndermjet Shqiperise dhe Bashkimit Evropian. "I shpreh mirenjohje ndaj Komisionit, i cili brenda nje kohe te shkurter, nje mujore, ia doli te formuloje pyetesorin voluminoz per Shqiperine. Dua ta garantoj se qeveria ime dhe autoritetet shqiptare do te punojne me perkushtim te madh, me nje gjitheperfshirje te spektrit politik, te shoqerise civile dhe te grupeve te interesit, ne menyre qe pergjigjet qe do te dergohen ne Komisionin Evropian te jene me te vertetat e te vertetave", siguroi kryeministri. Si u shpreh se qeveria, do t'i jape te gjithe mbeshtetjen ketij procesi, i cili eshte me i rendesishmi, eshte njeshi i te gjitha proceseve dhe te gjitha reformave ne vend. Pyetesori i dorezuar dje ne Kryeministri, nga ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, vjen nje muaj pas vendimit te Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian, per te pranuar kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat. Pyetesori, i cili permban jo pak por 2260 kopje ne 384 faqe, duhet te plotesohet nga autoritetet shqiptare dhe me pas t'i dorezohet Komisionit Evropian. "Duke e mbyllur kete fjalim, deshiroj t'i shpreh ambasadorit Lohan, stafit te delegacionit te Komisionit Evropian ne Tirane, Komisionit Evropian ne Bruksel, urimet me te mira per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri dhe deshiroj t'u shpreh mirenjohjen me te thelle, per kartolinen historike qe u sollen shqiptareve per festat e medha te fundvitit",-tha kryeministri.
Ftesa
Kryeministri Sali Berisha, ftoi dje kreun e Partise Socialiste, Edi Rama, qe se bashku ta pershendesin ne nje konference shtypi momentin historik, marrjen e Pyetesorit per integrimin e vendit ne Bashkimin Evropian.