E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sokol Kociu nuk terhiqet, tani kerkon amnistine

Nuk eshte mjaftuar me depozitimin e kerkeses per ulje te denimit ne masen e tre muajve, por diten e djeshme ka dorezuar ne Gjykaten e Tiranes nje pretendim te dyte. Sokol Kociu kerkon me cdo kusht te fitoje lirine e tij dhe kete here nepermjet amnistise. Ndersa dje eshte hedhur shorti, gjyqtari per te dy kerkesat eshte i njejte. Fatmira Hajdari do te kete ne dore shqyrtimin e kerkesave te te denuarit te procesit "Kokaina", ish-oficerit te policise gjyqesore ne Prokurorine e Pergjithshme deri ne vitin 2001. I denuari me 15 vjet heqje lirie nga ana e gjykates per trafik te lendeve narkotike, eshte nder te vetmit qe ka "mbipopulluar" Gjykaten e Tiranes me kerkesa te pafundme. Por, pretendimet e viteve te fundit, ose jane pushuar nga ana e gjykates per arsye te mosparaqitjes se tij gjate seancave gjyqesore, ose jane rrezuar. Nderkohe qe ka pasur edhe kerkesa, te cilat jane pushuar per mos kompetence. Te gjitha kerkesat kane pasur te njejten permbajtje. Nderkohe qe fundvitin e kaluar fitoi lirine pas amnistise edhe Mentor Hadergjonaj, ish- bashkeshorti i kengetares Alberie Hadergjonaj. Sokol Kociu eshte vene ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Kokaina" ne vitin 2001, per akuzuat "organizim dhe drejtim te organizates kriminale", "krijim i bandes se armatosur dhe organizates kriminale" si dhe "falsifikim dokumentesh". Ky i fundit kerkon me ngulm qe te lere qeline e tij dhe per ta arritur qellimin Kociu ka dorezuar disa here ne gjykate dhe vazhdon te dorezoje kerkesa per te perfituar ulje denimi e amnisti, ndersa u denua me 15 vite burg. Nepermjet argumentimeve si sjellja e mire gjate kesaj kohe, pershtatja ne shoqeri apo komunikimi me te denuarit, 50-vjecari kerkon te drejten per te perfituar.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›