Topi, 51 trendafila per ditelindje
Rozeta Rapushi
Presidenti Bamir Topi festoi dje, mes trendafilave e urimeve te shumta, 51-vjetorin e lindjes te tij. Festa e ditelindjes se pare si President, per Topin nisi ne oret e para te mengjesit, ku zyra tij ishte e mbushur me buqeta te medha lulesh, qe vinin nga institucione te ndryshme te vendit, por dhe artiste e studente. Ceremonia u cel me nje feste te organizuar me stafin e presidences. Me shampanje, kreu i shtetit, festoi me stafin e tij diten e 51-vjetorit. Te pranishem ne ceremonine festive, ishin te gjithe nepunesit e presidences, te cilet nje e nga nje uruan perzemersisht Topin, qe prej korrikut te vitit te kaluar eshte ne krye te vendit. Nder dhuratat e perzgjedhura ishin buqetat e shumta me lule.
Atmosfera festive zgjati per disa minuta ne ambientet e presidences, ku u trokiten gotat per ditelindjen e Presidentit si dhe u bene urimet e rastit nga stafi i tij. Atmosfera festive thuajse e mundi diten zyrtare te punes ne kete institucion, pasi menjehere pas ceremonise me stafin, kreu i shtetit priti ne zyre shume dashamires, qe e uronin per ditelindje. Gjate tere dites se djeshme, kreu i shtetit mori mesazhe te shumta urimi, aq sa gjate pasdites mbylli dhe telefonin.
Urimet e shumta ju bene kryesisht nga deputetet e Kuvendit si te pozites dhe opozites te cilet e uruan me rastin e dites se lindjes, duke zgjedhur mesazhet apo bisedat e shkurtra telefonike. Te pyetur nga gazeta, deputete te mazhorances pohuan se ne pjesen me te madhe e kane uruar me sms, kreun e shtetit. Po ka dhe nga ata, te cilet iu bashkuan gezimit te Topit. Burime brenda institucionit bene te ditur se kreu i shtetit mblodhi ne nje darke festive private disa prej deputeteve te njohur si grupi i miqve te tij. Deputete si Dashnor Sula e Bujar Leskaj pranuan se kane qene te ftuarit e Presidentit Bamir Topi, pa dhene detaje te metejshme mbi organizimin teper privat qe beri Presidenti me rastin e 51-vjetorit te lindjes se tij.
Berisha-Topalli lule per ditelindjen e Topit
Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kane zgjedhur lulet si dhurate per te uruar Presidentin e Republikes, Bamir Topi, ne 51-vjetorin e lindjes se tij. Qe ne oret e para te mengjesit, ende pa nisur seanca plenare, Kryetarja e Kuvendit, Topalli, dergoi ne presidence nje tufe te mrekullueshme lulesh shumengjyreshe per Bamir Topin, shoqeruar me nje pusulle urimi. Nuk eshte vonuar dhe dhurata e Kryeministrit Sali Berisha. Plot 51 trendafila te kuq, mberriten ne presidence si urim per kreun e shtetit, shoqeruar me pergezimet e rastit. Dhurata iu dorezua Presidentit ne zyren e tij, duke qene se dje ishte nje dite e zakonshme pune. Nga institucionet e tjera nuk jepen me shume detaje mbi pergezimet ndaj Presidentit te Republikes, por ajo qe eshte e sigurt, eshte se zyra e Topit u mbush dje plot e perplot me lule. qe vinin nga kreret e institucioneve. si dhe miqte e kreut te shtetit.
Lule dhe nga nxenesit e institutit Willson te Tiranes
Rinia e kryeqytetit uron Presidentin Bamir Topi. Ne emer te nxenesve te kryeqytetit Julian Lesi, i dorezoi dje Presidentit te Republikes, Bamir Topi, nje tufe me lule me rastin e ditelindjes se tij. Duke hyre ne zyren presidenciale, nxenesi i Institutit Arsimor Wilson, uroi ne emer te te gjithe bashkemoshatareve te tij Presidentin Topi per ditelindjen e tij. E ne urimin e tij, i dorezoi kreut te shtetit nje tufe me lule. Lesi u prit ne presidence nga vete Topi dhe i dorezoi personalisht urimet e dhuraten per ditelindjen. Takimi zgjati vetem disa minuta, per shkak te axhendes se ngjeshur se Presidentit diten e djeshme. Kjo pasi Topi priti shume miq e dashamires ne zyre ne diten e festes se tij.
Feste dhe me artiste te njohur ne Presidence
Nje grup artistesh shqiptare nuk ngurruan te shkojne dje te takojne me rastin e ditelindjes, ne zyre Presidentin Bamir Topi. Gjate paradites, kreu i shtetit priti ne presidence me dashamiresi nje grup artistesh te njohur ne vend si Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Manjola Nallbani, Irini Qiriako, Mirush Kabashi etj. Takimi u zhvillua me rastin e 51-vjetorit te Presidentit. Date te cilen artistet vendas kishin kerkuar takim per te uruar personalisht Presidentin. Nje e nga nje, Presidenti Topi falenderoi grupin e artisteve qe e uruan personalisht ne zyren e tij. Si dhe mirepriti urimet e shumta dhe pergezimet e tyre te bera me rastin e 51-vjetorit te tij.