E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shpërdorim detyre, pezullohet punonjësi i policisë në Kukës

KUKËS, 1 korrik/ATSH/ Gjykata vendosi pezullimin e K.K. nga detyra me kërkesë të Prokurisë së Kukësit, ndërsa hetimet vijojnë edhe për punonjës të tjerë të qarkullimit rrugor.

Punonjësi akzuohet për “Shpërdorim detyre”. Sipas hetimit të prokurorisë, punonjësi i Policisë, favorizonte persona që njihte me qëllim që të mos gjobiten apo që  të kalonin pa u kontrolluar nga policia.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës informoi se në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nga vëzhgimet ambientale dhe përgjimet telefonike është krijuar dyshimi i arsyeshëm se punonjësi i policisë K.K., duke shfrytëzuar dhe përfituar nga pozicioni i tij si trup shërbimi trafiku urban dhe interurban në Drejtorinë Vendore të Policisë (DVP) Kukës, favorizonte persona që njihte me qëllim që të mos gjobiten apo të kalojnë pa u kontrolluar nga policia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›