Shpërndahen dekorata mirënjohje për punonjësit e rendit dhe SHIK
TIRANË- Sindikata e Pavarur e Punonjësve Civilë të Rendit dhe SHIK-ut shpërndau dekorata mirënjohje për punonjësit e rendit dhe SHIK në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e SHQUP-it.
I pranishëm në ceremoni, ishte edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami.
“Kemi bërë përpjekje serioze këto vite falë bashkëpunimit që kemi pasur me sindikatën, për të rritur kushtet e sigurisë së punës dhe për të siguruar punë për ndërmarrjet tona. Fakti se ndërmarrjet tona ishin pa punë ose me shumë pak punë. Gjatë këtyre viteve në të trija uzinat tona kushtet teknike kanë qenë shumë të mira dhe nuk kemi pasur asnjë incident. Demontimi ka mbaruar. Ajo pjesë që ka mbetur po e mbajmë dhe presin që ta shesim që të kursejmë më shumë, se duke shitur fitojmë më shumë si shtet, por duke demontuar kërkon shpenzime të tjera. Shumë shpejt do të vijë një ekip italian i Ministrisë së Mbrojtjes që të shqyrtojnë mundësinë që materialet që kemi për të demontuar të bëjmë me mbështetjen e një vendi mik dhe anëtar i NATO”, tha Imami.
Në fund të ceremonisë ministri Imami mori certifikatën e mirënjohjes me motivacionin “Mirënjohje për liderin e lëvizjes së dhjetorit dhe mbështetje e sindikalistëve të ushtrisë”.