Partitë shpallin listat për deputetë, Sequi: Shpresojmë të reflektohet kriteri 30 % i grave
TIRANË- Teksa pritet që partitë politike të shpallin sot listat për deputetë, kreu i prezencës së Bashkimit Evropian në Tiranë, vlerëson se barazia gjinore në politikë është 1 nga 12 rekomandimet e BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndaj kërkoi të respektohet kriteri prej 30 përqind për përfaqësimin e grave nëlistat zgjedhore.
Në një prononcim për mediat, pas aktivitetit me temë “Zhvillimi i demokracisë përmes barazisë gjinore”, ambasadori tha se “në axhendën tonë është me interes përfshirja e grave në politikë. Nuk ka arsye që partitë të justifikojnë mospërfshirjen e grave në politikë".
Në tetor Bashkimi Europian paraqet raportin për Shqipërinë, ku përveç ecurisë së zgjedhjeve do të donim të kishim edhe arritjen e kriterit për përfaqësimin prej 30 përqind të femrave në politikë”.
(e.m/BalkanWeb)