Në Eurozonë 16 milionë të papunë, në BE 23 milionë

Bruksel, 31 gusht, NOA Papunësia po tregon shenja të qëndrueshmërisë së saj në Evropë ku gjatë muajit korrik u shënua një shifër prej 15.8 milionë të papunësh, realisht në nivelin prej 10% të fuqisë së saj punëtore.
E ndërsa kjo shifër raportohet për 16 vendet e zonës euro, në total për 27 vendet e Bashkimit Evropian thuhet se janë 23 milionë të papunë në një normë prej 9.6%.
Në
të dy rastet, të dhënat e nxjerra nga Eurostat janë të pandryshuara nga muaji qershor,gjë që flet për një stabilitet të treguesit të papunësisë në vendet e zonës euro.
Vendet ku papunësia është më e ulët janë Austria me 3.8%
dhe Holanda me 4.4% në muajin qershor.
Ndërsa nivelet më të larta të papunësisë sipas Eurostatit, mësohet se janë në Spanjë me 20.3%, Letoni 20,1% dhe Estoni me 18.6%.
Sikundër mësohet se papunësia
ra në korrik në Austri, Maltë dhe Gjermani, ndërsa ajo u rrit kryesisht në
Letoni dhe Lituani.
Krahasuar me një vit më parë, të papunët janë shtuar nga 9.5%
në 9,8% në Eurozonë dhe nga 9.2% në 9.6% në 27 vendet e Bashkimit Evropian në tërësi.
n.e/NOA